Ndërrimi i orës shkakton vonesa të procesit zgjedhor në Preshevë
Ndërrimi i akrepave të orës, ka shkaktuar vonesa në procesin zgjedhor në Preshevë. Komisionerët e autorizuar në zgjedhjet e sotme kanë arritur me vonesë në njësitë ku janë të angazhuar.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi i cili tregon se tashmë janë hapur 90 për qind e vendvotimeve.
"Presheva numëron 38 vendvotime dhe rreth 42 mijë janë të regjistruar. Probleme deri tash nuk ka pasur, presim që qytetarët edhe me i respektuar masat", shprehet ai.
Ai thotë se ka pasur vonesa në mbledhjen e Këshillave të Votimit të komisionerëve si shkak i ndërrimit të orës.
Për shkak se u ndërrua ora, disa komisionerë, disa persona të autorizuar ku mbahen votimet me siguru kanë harruar me ndërrua orën ose kanë ardhur me vonesë. Tek ajo ke problem pak i vogël pro u rregullua" thotë Kamberi.
Kamberi ka bërë thirrje që të respektohen masat brenda njësive të votimit. Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për thirrjen e re të parlamentit lokal.
Për zgjedhjet ishin bërë bashkë, por shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme lokale, garojnë me gjashtë lista të ndryshme. Serbët janë në koalicion prej tetë partive serbe të bashkuara në partinë SNS.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/otimi-presheve-covid19.jpg): failed to open stream: No such file or directory