Lokale
Reagim ndaj ftesave për evidentim të shqiptarëve në Ushtrinë e Serbisë
Shoqata e të shpërngulurve nga Lugina “Vatra” me seli në Gjilan të Kosovës ka reaguar ndaj ftesave të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) së Serbisë drejtuar të rinjve shqiptarë për t’u evidentuar në ushtrinë serbe.
“Këto ftesa nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes (MM) për të rinjtë shqiptar që të fillojnë të shkojnë të kryejnë shërbimin ushtarak në ushtrinë serbe, janë edhe një provokim i radhës i pushtetit të Serbisë, në vazhdën e shumë provokimeve që po i bënë ajo për çdo ditë. Të kujtojmë vetëm burgosjen e 4 majit 2012 të qytetarëve të pafajshëm shqiptarë në mënyrë spektakulare, të kujtojmë ndërtimin e lapidarit të kriminelëve serb në Konçul e largimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë. Të gjitha këto pushteti serb i ka bërë dhe po bënë për të mbetur kriminelët edhe më tutje në pushtet dhe në anën tjetër për të frikësuar shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që të largohen nga shtëpitë e veta”, shkruan në reagim shoqata “Vatra”.
Më tej “Vatra” thotë se thirrjet e të rinjve për t’u rekrutuar në ushtrinë serbe, për momentin është provokimi më i rëndë, përkatësisht tentim zbrazja e radhës së tri komunave nga të rinjtë shqiptarë, sepse Serbia e dinë se të rinjtë nuk do t’i përgjigjen këtyre thirrjeve dhe largimi i të rinjve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci është një zbrazje totale e shqiptarëve të këtij rajoni.
“Jo fort larg të gjithë të rinjtë shqiptarë, në ish Jugosllavi, ku me pushtetin e saj dominonte Serbia, kanë përvojë shumë të hidhur, ngase shumë të rinj nga kjo ushtri ktheheshin në arkivole”, shpjegon në reagim shoqata e të shpërngulurve nga Lugina “Vatra”.
Me këtë rast kjo shoqatë i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, duke thënë se është momenti i fundit që të kërkojë nga Serbia t’i ndalë këto provokime ndaj shqiptarëve për të krijuar paqe e stabilitet në rajon.
“Edhe institucionet e Kosovës e të Shqipërisë të duhet të ngrisin zërin e të sensibilizojnë çështjen që të rinjtë shqiptarë të mos bëhen rekrutë të ushtrinë serbe, sepse mund të ndodh ajo që ka ndodhur në Kosovë në vitet e ’90-ta”, përfundon reagimi i nënshkruar nga kryetari i “Vatrës”, Sejdulla Kadriu.
Gjatë ditës së sotme portali i pavarur informativ Titulli raportoi për ftesat e dërguara nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë në adresat e të rinjve shqiptarë të lindur në vitin 1995, të cilët gjatë muajit prill duhet të paraqiten në zyrat e kësaj Ministrie për t’u evidentuar në Ushtrinë e Serbisë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/xhandarmeria1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!