Bilinica e kënaqur me rrugën e re (foto)
Lokale

Bilinica e kënaqur me rrugën e re (foto)

21.Mar.2013 22:15
0
Udhëheqësia e Komunës së Bujanocit sot ka inspektuar punimet në rrugën që lidhë fshatin Bilinicë me Muhocin, në malësinë e Bujanocit Kryetari Nagip Arifi me delegacionin e tij sot qëndruan në Bilinicë ku nga afër panë punimet që po realizohen për përgaditjen për asfaltim të 1270 metrave të rrugës që lidhë këtë fshat me Muhocin. Banorët u shprehën të kënaqur derisa thanë se me përfundimin e kësaj rruge kryetari Arifi po përmbushë edhe njërin prej premtimeve që kishte dhënë gjatë fushatës parazgjedhore në këtë fshat. Ndërsa, drejtuesi i Direkcionit për Ndërtim Agim Haliti tha se punimet në këtë rrugë që kushtojnë rreth tetë milionë dinarë do të përfundohen brenda tre javëve. “Trasa e rrugës ka 1270 metra nga Bilinica deri te rruga regjionale Breznicë-Muhoc-Tërnoc. Kështu po arrijmë të rrumbullaksojm komplet infrastrukturën në malësinë e Bujanocit”, u shpreh në Bilinicë, drejtori Haliti. Banorët i shtruan edhe kërkesa të reja kryetarit Arifi siç ishte edhe shtruarja me gurë e rrugëve në brendësi të fshatit, ndërsa kryetari i premtoi se edhe këtë do ta marrë për obligim në mënyrë që të lehtësojë jetën e qytetarëve të kësaj ane. Bilinica është fshatë shqiptarë i banuar nga 16 familje me rreth 100 banorë. Ka shkollën fillore tetëvjeçare në të cilën mësojnë 11 nxënës. Sipas banorëve të Bilinicës, përveç kryetarit Nagip Arifi asnjë nga ish drejtuesit e kësaj komune nuk është interesuar për gjendjen e tyre./Titulli.com/ Arifi-Bilinice2 Arifi-BiliniceArifi-Bilinice3copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Arifi-Bilinice4.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Lumi i Tërnocit do të bëhet me koritë (foto)
Reagim ndaj ftesave për evidentim të shqiptarëve në Ushtrinë e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration