Rama takim sy më sy në Beograd me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës (foto&video)
Lokale

Rama takim sy më sy në Beograd me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës (foto&video)

13.Oct.2016 15:30
0
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar përfaqësuesit politik dhe institucional shqiptarë nga komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Rama mikëpriti delegacionin e ardhur shqiptar duke u përshëndetur dhe shtrrënguar duartë me secilin pjesëmarrës.

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka ka shpjegur delegacionit shqiptar nga Bujanoci dhe Presheva se gjatë takimit Rama-Vuçiq është folur edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Janë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe se është premtuar se do të punohet në realizmin e kërkesave të shqiptarëve. Gjithashtu është diskutuar se problemet me të cilat ballafaqohen pushtetet lokale të paraqesin tek qeveria në Beograd dhe në këtë mënyrë të gjendet zgjidhja”, u tha mes tjerash në takim.

Pjesë e delegaciont ishin Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi,  Shqipërim Arifi, Ardita Sinani, dhe Fatmir Hasani./Titulli.com/

 

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës do ti paraqesin problemet Ramës në Beograd
Rama dhe Vuçiq në Beograd: Të shikojmë të ardhmen e shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration