Rama dhe Vuçiq në Beograd: Të shikojmë të ardhmen e shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan (video)
Lokale

Rama dhe Vuçiq në Beograd: Të shikojmë të ardhmen e shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan (video)

13.Oct.2016 17:12
0
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, iu ka thënë zyrtarëve të Beogradit se sa më parë Serbia e njeh Kosovën, aq më mirë për të gjithë.

Gjatë një diskutimi, kryeministri shqiptar, ka thënë se me homologun e tij serb, Vuçiq nuk pajtohen vetëm rreth çështjes së Kosovës. E Vuçiq u ankua se Bashkimi Evropian po i bënte shumë presion për Kosovën, shkruan Titulli.com.

'Serbia ka probleme me integritetin territorial dhe ky problem trajtohet ndryshe nga BE-ja dhe nga ne. Por, njerëzit duhet të dinë se kemi pasur mbështetje nga BE-ja kur kemi pasur përmbytje dhe kemi mijëra projekte në Serbi që mbështeten nga BE-ja. Kam argumente për të thënë se pala tjetër është fajtore, por nuk do t’i them. Unë them që me pasion do të vazhdojmë dialogun sepse është parakusht për zhvillimin ekonomik të një rajoni të tërë. E di që ka shumë njerëz në Serbi që nuk e kuptojnë atë që po them tani, që do të thonë se jam mik i shqiptarëve, por them që nuk do të jetë e lehtë për të gjetur më shumë kompromise”, tha mes tjerash Aleksandër Vuçiq, kryeministër i Serbisë.

Por, përgjigjja e Edi Ramës ishte e qartë.

'Për Kosovën nuk biem dakord fare. Unë them se sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë për të gjithë. Por, ka një proces që unë e mbështes: dialogu Prishtinë-Beograd. E përgëzoj përpjekjen e Aleksandar Vuçiç për të parë në të ardhmen, por nuk duhet të harrojmë se kur bëjmë dialog nuk flasim për historinë apo për patriarkun, por për popullin.Trepça është një minierë në Kosovë dhe ju çfarë bëni? E transportoni në Beograd? Ajo minierë i përket qytetarëve të Kosovës. Kjo ka të bëjë me ekonominë”, theksoi Rama.

E Vuçiq, pas këtij deklarimi të kryeministrit shqiptar, tha se e dinte që Rama do të bënte një deklaratë për të kënaqur politikën ditore, meqë këtu po sheh shumë gazetar nga Kosova.

Forumi i Beogradit për Siguri, ka filluar dy ditë më parë ndërkohë që në këtë forum po marrin pjesë mbi 700 pjesëmarrrës ndërsa janë paraparë të mbahen 25 diskutime nga 100 panelistë.

Panelistët nga Qeveria e Kosovës të paraparë në diskutimin e mbrëmshëm rreth Marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, kanë heq dorë nga pjesëmarrja pëer shkak të tensioneve të fudnit të krijuara për arrestimin e oficerit të lartë të policisë së Kosovës nga forcat serbe. Ndërkohë i vetmi pjesëmarrës nga Kosova, ishte Naim Rashiti nga Ballkan Groups, i cili tha se më e rëndësishmja për tejkalimin e situatës së tensionuar është vazhdimi i dialogut. /Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rama-vucic-forumi-ballina.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rama takim sy më sy në Beograd me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës (foto&video)
Kamberi: Rama të flasë me Vuçiqin për drejtat tona në Luginën e Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration