Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës do ti paraqesin problemet Ramës në Beograd
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të takohen në Beograd me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në tri komunat.Kryetari i Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare Jonuz Musliu dhe kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi presin që temat e diskutimit të jetë situata politike dhe zhvillimi ekonomik i këtyre tri komunave, si dhe një sërë çështjesh të pazgjidhura me të cilat përballen shqiptarët në Luginë.
“Nuk janë të listuara temat. Ne presim të flasim për situatën e përgjithshme në Luginën e Preshevës. Mbetet problem mungesa e teksteve në gjuhën shqipe”, tha Musliu cituar nga agjencia serbe e lajmeve Beta, i cili është gjithashtu kreu i Lëvizjes për Progres Demokratik.
Ai shtoi se ai pritet të diskutohet dhe për tema të tjera të rëndësishme për shqiptarët, dhe se thirrja për të përmbushur udhëzimet e ambasadorit shqiptar në Beograd nga liderët politikë lokalë.
Takimi pritet të zhvillohet në hotelin “Hajat” rreth orës 15. Pjesë e delegacionit 7 anëtarësh janë: Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Shqipërim Arifi, Ardita Sinani, Florim Sahiti si dhe deputeti shqiptar në Parlamentin serb në Beograd Fatmir Hasani etj.