Qytetarët nga Presheva mes zhgënjimeve dhe dhembjeve për refugjatët (foto)
Lokale

Qytetarët nga Presheva mes zhgënjimeve dhe dhembjeve për refugjatët (foto)

12.Nov.2015 10:36
0
Në Stacionin Hekurudhor në Preshevë, ardhja e refugjatëve sa vjen e shtohet, edhe rruga që shpie deri tek pranimi i refugjatëve është e bllokuar, e qytetarët shfrytëzojnë rrugë alternative për të lëvizur në drejtime të ndryshme komunale.

Gjendja faktike e refugjatëve dhe e rrugës qendrore është shumë e zymtë, ka papastërti totale, tek refugjatët nis e humb durimi për të arritur deri tek ajo pikë ku merren dokumentacionet përkatëse. 

Banorët që jetojnë në këtë bashkësi lokale prapa kamerave tona shprehen të zhgënjyer në njërën anë dhe tek ata ka dozë dhembjeje në anën tjetër. 

“Kudo papastërti, zhurmë , me një fjalë nuk kemi rahati në shtëpitë tona deri në orët e vona të mbrëmjes”, shprehen ata. 

Emrush Limani,  qytetar i bashkësisë lokale në stacionit hekurudhor në Preshevë ndjen dhembjeje për vuajtjet e refugjatëve që përjetojnë nga shtypit e tyre e deri në destinacionet e caktuara.

“Gjendja faktike e refugjatëve është kjo që po e shihni edhe vetë. Ka pesë muaj që ne nuk jemi të qetë. Kjo pasqyrë është dhimbse, shihni kudo papastërti, zhurmë, kaos i vërtetë. Ne i kemi ndihmuar refugjatëve me mundësitë e tona, por edhe ne po i kemi mundësitë e kufizuara, duhet në të ardhmen të ndryshohet kjo gjendje” , shprehet Limani. 

Për recepsionisten Nada Neshiq, e cila punon në hotelin “Azizi” në Stacionin Hekurudhor, gjithçka është ndryshe, nuk është si më parë. 

“Gjithçka ka ndryshuar, kjo bashkësi lokale ka shumë refugjatë të moshave të ndryshme të cilët kanë ardhur për të kërkuar rrugëdalje për një jetë më të mirë”, thotë Nada. 

“Ajo çka është në kapacitetin tonë ne iu ndihmojmë, ata që lajmërohen këtu tek ne, mundohemi që t’u dalim në ndihmë, dhe atë më të rrezikuarve. Është shumë dhimbse fati i refugjatëve, ne i mirëpresim me bujari dhe u ndihmojmë” u shpreh për gazetarin e Titulli.com, Nada Neshiq. 

Egzon Kamberi pas ardhjes së refugjatëve përmes Preshevës thotë se ka ndryshuar gjithçka dhe se qarkullimi i familjeve tona është më i vështirë gjatë ditës dhe natës. 

“Unë këtu punoj me program dhe shoh çdo ditë shumë e më shumë refugjatë të moshave të ndryshme të cilët kërkojnë leje qëndrimi dhe mandej për të shkuar më tutje. Kësaj lagje iu ka ndërruar komplet pamja” thotë Egzoni. 

“Çdo ditë kjo rrugë pastrohet dhe prapë është njëjtë, pra është një tollovi e vërtetë, rruga është e bllokuar nuk ka as hyrje as dalje me makina, por edhe këmbësori e ka vështirë të kalojë për shkak se ka shumë refugjatë” shprehet Egzoni. 

Për qytetarin I.S nga Presheva gjendja e krijuar kërkon sa më shpejt zgjidhje. 

“Kjo gjendje e krijuar është më shumë se  katastrofale, kudo tollovi, nuk ka as rehati në shtëpitë tona, prandaj duhet kërkuar zgjidhje më të mirë dhe më të favorshme për këta refugjatë të mjerë, por edhe për neve”,  theksoi qytetari me iniciale I.S. , i cili deshi të mbetet anonim. 

Duhet potencuar se jeta e banorëve në këtë bashkësi lokale të Preshevës është më e  vështirësuar pas ardhjes se refugjatëve që kalojnë këndej pari dhe se qytetarët apelojnë për masa urgjente institucionale e komunale ndaj pastërtisë, sigurisë dhe qarkullimit të lirë./Titulli.com/

Për më tepër fotografi kliko në Linkqet: http://titulli.com/index.php?m=album&alb=3 dhe http://titulli.com/index.php?m=album&alb=2

 

 

Gjashtë vjet burg për Lirim Jakupin
Serbia në BE pa të drejta për shqiptarët? (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration