Gjashtë vjet burg për Lirim Jakupin
Lokale

Gjashtë vjet burg për Lirim Jakupin

11.Nov.2015 19:55
0
Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (UÇPMB), Lirim Jakupi, është dënuar sot në Gjykatën Themelore të Gjilanit me gjashtë vjet burgim.

Ai është dënuar për veprën penale të tentim vrasjes së rëndë, vepër penale e cila është kryer në Shkup të Maqedonisë në vitin 2005.

Jakupi i cili është arrestuar në janar të 2014-tës ka qenë i akuzuar se njëherë në Shkup e njëherë në Tetovë të Maqedonisë i ka sulmuar policët maqedonas.

Për këto veprime, Jakupi ka qenë i akuzuar për shtatë vepra penale duke përfshirë vrasje në tentativë, sulm ndaj personit zyrtar e armëmbajtje pa leje.

Avokati i tij, Ramë Gashi, ka thënë për “Zëri” se nga shtatë veprat për të cilat është akuzuar Jakupi, ai është dënuar nga Gjykata e Gjilanit vetëm për një sosh.

Avokati ka bërë me dije se klienti i tij është dënuar për tentim vrasje të rëndë dhe si i tillë është dënuar me gjashtë vite burgim.

Por edhe kjo vepër, sipas avokatit,  gjatë shqyrtimit gjyqësor të mbajtur nuk është vërtetuar se është kryer andaj ka paralajmëruar se do të paraqes ankesë.

Verdikti është shpallur nga një trup gjykues i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtar dhe një vendor derisa aktakuza në këtë rast është përfaqësuar nga prokurori ndërkombëtar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Andrew Carney. /Zeri/

Vazhdojnë ardhjet e refugjatëve në Preshevë (video)
Qytetarët nga Presheva mes zhgënjimeve dhe dhembjeve për refugjatët (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration