Lokale
Punimet e nxënësve të Luginës në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë
[caption id="attachment_43790" align="aligncenter" width="575"] Dr. Luan Malltezi, drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Galip Beqiri kryetar i KKSH-së[/caption]
Punimet e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Bujanocit dhe Preshevës përfunduan në Shqipëri në shënimin ë 100 vjetorit të pavarësisë
Dy punimet e përzgjedhura nga juria profesionale janë ekspozuar më 28 nëntor në Tiranë. Këto punime ishin të nxënësve të cilët morën pjesë në ekspozitën e organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Preshevë.
Dorëzimin e këtyre punimeve e bëri drejtuesi i KKSH-së Galip Beqiri me ftesë të Dr. Luan Malltezi, drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë në Tiranë.
“Është kënaqësi e veçantë që nga gjitha trojet shqiptare të ekspozohen punimet më të bukura dhe më të mira. Punimet që vijnë nga Lugina e Preshevës kanë edhe një rëndësi më të veçantë pasi përmbushin tërë mozaikun shqiptar, përkatësisht gjeografikisht dhe emocionalisht bëjnë kuptimplote ekspozitën në Muzeun Kombëtar”, është shprehur Malltezi, transmeton Titulli njoftimin e KKSH-së.
Drejtori i muzeut ka shtuar se “historia është një pjesë e rëndësishme e shqiptarëve dhe këto punime do të jenë të ekspozuara në ditët në vijim me shumë krenari”.
“Shqiptarët nga Lugina e Preshevës ndihen krenar për 100 vjetorin e pavarësisë dhe rëndësinë dhe hapësira që po i jepet Luginës së Preshevës nga shteti shqiptarë është për t`u përshëndetur. Gjithashtu ekspozimi i këtyre punimeve në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë është një privilegj i veçantë”, ka thënë kryetari i KKSH, Galip Beqiri.
Këshillit Kombëtar Shqiptar ka marrë pjesë në të gjitha aktivitet e organizuara për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë më 27 dhe 28 nëntor në Shqipëri./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/beqiri-muzeu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!