Lokale
Preshevë: Promovohet dokumentari “Trashëgimia kulturore dhe historike në vendin tonë”
[caption id="attachment_43782" align="alignleft" width="300"] Regjisori i dokumentarit, Artan Ibishi[/caption]
“Trashëgimia kulturore dhe historike në komunën tonë” ishte dokumentar i cili u dha premierë për nder të 100 vjetorit të mëvetësisë së Shqipërsië në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë e bërë nga Radio Televizioni Aldi me autor: Blerim Veseli dhe me regji të aktorit Artan Ibishi.
Për herë të pare në Preshevë u realizua dokumentari “Trashëgimia kulturore dhe historike në vendin tonë” kjo është bërë nga dëshira e madhe për të realizuar sa më parë sepse një gjë i ka munguar Preshevës, gjithashtu janë perfshirë njerëz professional vetëm e vetëm për të zbardhur të kaluarën tonë që nganjëherë nuk e kemi diturë.
Interesimi për të parë premierën ishte i madh si nga qytetarët, intelektualët dhe një numri të madh të nxënësve të shkollës së mesme “Skenderbeu”të cilët kishin ardhur për të parë këtë dokumentar. Duke ditur se zbulimet arkeologjike kemi vetëm nga arkeologët serb, dhe gjithnjë janë munduar t’i fshehin këto zbulime nganjëherë edhe i kanë shkatërruar, dhe ne jemi munduar që sado pak të hedhim në dritë dhe të paraqesim fakte të vërteta mbi të kaluarën tonë të shtrembëruar, thotë regjisori Artan Ibishi.
Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që në kohën e paleolitit ose thënë ndryshe gurit të vjetër. Në bazë të gjurmimeve arkeologjike që janë bërë nga ekspertë jugosllav në rajonin e luginës së Preshevës, të kësaj vjetërsie, e paraqesin vendndodhjen arkeologjike te Borovci.
Gjithashtu janë konstatuar vendndodhje arakeologjike të epokës së bronzit në fshatin Geraj, Rahovicë dhe vendndodhje të epokës së hekurit në Bushtran.Territori i Komunës së Preshevës banohej nga dy fise ilire: në luginën e moravës jetonin dardanët, në venbanimet e sotme të Karadakut jetonin Peonët, ndërsa Kacipupi i Rahovicës paraqitte kufirin e kulturës dardane.
Presheva për herë të parë përmendet si Zhupë në vitin 1381, Pas rënies së Preshevës nën sundimin turk, me 1455, ajo mbetet qytezë. Më 1489 Presheva është qendër e Vilajetit.Ne mungesë të një muzeu në vendin tonë gjetjet arkeologjike sot gjinden në Muzeun e Vranjës dhe disa prej tyre gjinden në duart e banorëve tanë që i ruajnë me shumë fanatizëm, po një ditë këto edhe mund të humbasin dhe mos të kemi drite mbi trashëgimin qe na lanë të parët tanë.
"Andaj unë du t’i falëmnderoj të gjjithë ata që e ndihmuan dhe që dhanë kontribut për realizimin e këtij dokumentari, i falëmnderoj edhe bashkëautorët professional prof.Sami Agushi sidhe prof.Qenan Ferati. Duhet thënë se ne trashëgojmë një histori të errët ose jo shumë të qartë. Ka pak burime të shkruara dhe nuk janë ruajtur burimet materiale, arkeologjike", përfundon regjisori i këtij dokumentari Artan Ibishi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/foto-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!