Ndihmoni edhe ju si këta të rinj të Preshevës – Nga pak kapakë!? (foto)
Lokale

Ndihmoni edhe ju si këta të rinj të Preshevës – Nga pak kapakë!? (foto)

01.Dec.2012 19:53
0

Në Preshevë sot është prezantuar “CAP Project” që ka për qëllim ndihmën ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara duke mbledhur kapakë të cilët më pas do të shiten dhe kështu do të sigurohen karroca për njerëzit në nevojë. Aksioni për njoftimin e qytetarëve ka filluar në Preshevë me iniciativën e disa të rinjve në kuadër të Shoqatës për Persona me Aftësi të Kufizuara. Organizatorët përmes një njoftimi dërguar Titullit njoftojnë qytetarët me mënyrën se si mund të ndihmojnë këtë shoqëri në nevojë. Grumbullimi i kapakëve për herë të parë filloi në Turqi me iniciativën e studentit shqiptar Kushtrim Ahmeti, ndërsa kjo ide u përhapë edhe në vende të tjera. Projekti për grumbullimin e kapakëve përkrahet nga Këshilli Kombëtar dhe Green Club. Pse kapakë të plastikës? Një person me aftësi të kufizuara ka nevojë për një karrocë. Në shkëmbim të kapakëve që ju i mblidhni, një kompani riciklimi ofron karroca për persona me aftësi të kufizuara. Duke mbledhur kapakë të plastikës, të çfarëdo forme dhe ngjyre, ju ndihmoni personat që kanë nevojë për karrocë. Më shumë kapakë, më shumë karroca. “Bëjmë apel gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës ti përgjigjen pozitivisht ftesës tonë për grumbullimin e kapakëve të plastikës që me këtë do ta dëshmojnë përkrahjen e këtyre personave”, thuhet në njoftimin e “CAP Projekt”. Kapakët e grumbulluar mund ti dërgoni tek zyra e Shoqatës për Persona me Aftësi të Kufizuara që gjendet tek lokalet e Moravicës, te tregu i gjelbër në Preshevë./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/nje-kapak-per-nje-karroc2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rilind ideja për ndarjen e Bujanocit
Punimet e nxënësve të Luginës në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration