Lokale
Zoran Stankoviq për herë të “parë” në Luginë
[caption id="attachment_43771" align="alignleft" width="279"] Zoran Stankoviq, Kryetar i Trupit Koordinues pë Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë[/caption]
Komunat, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për herë të parë do të vizitohen nga Zoran Stankoviq, kryetari i sapo zgjedhur i Trupit Koordinues për këto tri komuna.
Sipas njoftimit të këtij organi shtetëror dërguar Titullit, Stankoviq gjatë qëndrimit të tij në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të takohet me kryetarët e komunave, shefat e grupeve të këshilltarëve, përfaqësuesit e partive politike, dekanin e Fakultetit Juridik dhe Ekonomikë në Medvegjë, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Këto takime Stankoviq do ti zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në këto komuna, më 3 dhe 4 dhjetor.
Me këtë rast kryetari i sapo zgjedhur i Trupit Koordinues do të nënshkruajë edhe marrëveshjet me përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilëve, në konkursin e këtij organi shtetëror i janë ndarë mjete të pakthyeshme në vlerë të përgjithshme prej 40 milionë dinarëve./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/zoran-stankoviq.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!