Protesta në Preshevë: Duam Drejtësi dhe Liri (foto & video)
Lokale

Protesta në Preshevë: Duam Drejtësi dhe Liri (foto & video)

11.May.2013 12:45
0
(i plotësuar) Qindra qytetarë u mblodhën sot për të protestuar në sheshin e qytetit të Preshevës kundër diskriminimit që po i bënë shteti i Serbisë shqiptarëve në Luginë. Nga kjo protestë u dërguan mesazhe të qarta faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar se shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar skajshmërish dhe se u mungojnë të drejtat themelore. Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa kërkoi kthimin e lapidarit të dëshmorëve të larguar me dhunë nga xhandarmeria serbe dhe lirimin e të gjithë shqiptarëve nga burgjet e Serbisë. Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit tha se populli po proteston sot për padrejtësitë që po i bënë shteti i Serbisë shqiptarëve në Luginë dhe se të gjithë burgosurit  duhet të lirohen. Ndërsa ish shefi politik i UCPMB-së Jonuz Musliu, i tha protestuesve se dhuna e Serbisë nuk po ndalet ndaj shqiptarëve autokton dhe se ky shtet asnjëherë nuk po ulet e të bisedojë me neve për problemet tona. Masës protestuese ju drejtuan edhe përfaqësues tjerë politik, ndërsa është bojkotuar nga Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratike Shqiptar. Gjithashtu në protestë ka munguar edhe deputeti popullor Riza Halimi. Kuvendi Komunal i Preshevës, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme  dhe ka kërkuar lirimin e 9 shqiptarëve të ashtuquajtur “Grupi i Gjilanit”. /Titulli.com/ protesta-presheve7 protesta-presheve8 ************************************************************************************************************************************** Më poshtë ju paraqesim tekstin e seancës se Kuvendi Komunal të Preshevës:

Letër protestuese

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës janë të indinjuar thellë me zvarritjen e procesit të montuar politik ndaj 9 të rinjëve shqiptarë, të cilët padrejtsisht janë arrestuar dhe ende po mbahen në burg, periudhë kjo që tregon qartë se ky proces është një proces i montuar politik dhe i orkestruar nga ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq, i drejtuar kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku brenda 5 viteve të mbajtur padrejtsisht në burgjet serbe nuk kanë arritur të sjellin asnjë dëshmi mbi fajësin e tyre. Kuvendi Komunal i komunës së Preshevës kërkon nga institucionet më të larta shtëtërore dhe nga faktori relevant ndërkombëtar të ushtroj ndikimin e vet për gjykim të drejtë dhe me këtë rast të vërtetohet pafajësia e tyre. Ne këshilltarët e Kuvendit Komunal vlerësojmë se çdo vendim tjetër përpos lirimit të tyre të pakusht do të thellojë edhe më tepër mos besimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ndaj institucioneve shtetërore serbe dhe se do t’i imponohet që së shpejti të ulen dhe të rishqyrtojnë veprimet e veta politike në kuadër të këtij shteti.   Preshevë, 10. Maj 2013                           Kuvendi Komunal i Preshevës, Dr. Ramiz Latifi, Kryetar ********************************************************************************************************************************* Protesta e paraparë për të filluar në orën 12h nuk ka arrit të grumbullojë as 200 qytetarë në sheshin e Preshevës Protesta gjithëpopullore e ftuar nga partitë politike shqiptare sot ka mbledhur qindra qytetarë në shesh e dëshmorëve. Siç raporton gazetari i Titullit nga vendi i ngjarjes, në mesin e protestuesve ka edhe fëmijë të cilët në duar mbajnë pankarta me parulla “kërkojmë demilitarizim të Luginës, “Shqipëri, këtu ka shqiptarë”, “lironi djemtë tanë”, “kërkojmë të jemi pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi” si dhe flamuj kombëtar. Protesta e sodit ishte paraparë të mbahet në prag të shënimit të manifestimeve të majit kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së dhe kundër vendimit të Gjykatës për Krime të Luftës për dënimin e shqiptarëve si dhe me kërkesa për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë sikurse të serbëve në Kosovë. Edhe pse liderët politikë shqiptarë kishin bërë ftesë për të marrë pjesë në protestë asaj nuk po i përgjigjen qytetarët, të cilët duke mos dashur të zbulojnë identitetin, thonë se “jemi të lodhur me protesta të cilat nuk japin asnjë rezultat”. Protesta e fundit e mbajtur në Preshevë (21 janar) iu kishin përgjigjur me mijëra qytetarë./Titulli.com/ protesta-presheve3 protesta-presheve4 protesta-presheve1 http://youtu.be/sjxVevSoe7Qcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/protesta-presheve51.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Dy mirënjohje për Bujanocin nga Oda Ekonomike e Kosovës
LPD: Protesta kundër diskriminimit të shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration