LPD: Protesta kundër diskriminimit të shqiptarëve
Lokale

LPD: Protesta kundër diskriminimit të shqiptarëve

10.May.2013 22:27
0
Lëvizja e Progresit Demokratik e vlerëson lartë organizimin e protestave gjithëpopullore në Luginën e Preshevës, kundër diskriminimit sistematik të Beogradit, ndaj të rinjve shqiptarë e posaçërisht ish ushtarëve të UÇPMB-së, të cilët për motive politike bastisen, arrestohen dhe burgosen vazhdimisht. “E veçanta e kësaj proteste është se ajo po mbahet në vigjilje të shënimit të përvjetorëve të UÇPMB-së dhe paralajmërimit të seancës së Gjykatës së Apelit në Beograd, ndaj Grupit të Gjilanit, i cili gjatë vitit 2012 u dënua me 116 vjet burgim”, thuhet në kumtesën e LPD-së të lëshuar sot. LPD, kërkon që përmes kësaj proteste popullore të kërkohet lirimi i të burgosurve të pafajshëm shqiptarë dhe ndërprerja e praktikës së vjetër të Beogradit, për dënimin e shqiptarëve. “Diskriminimi sistematik i shqiptarëve nga pushteti aktual i Beogradit, nuk ka të ndalur. Rruga institucionale për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara me vite në këto hapësira etnike, nuk po jep rezultate të kënaqshme”, thuhet në kumtesë. Shqiptarët e Luginës për ta përmirësuar gjendjen e tyre politike dhe ekonomike e bënë Referendumin e vitit 1992, e zhvilluan një luftë gjatë viteve 2000-2001 dhe e arritën Marrëveshjen paqësore të Konçulit si dhe miratuan një Deklaratë politike nga këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve komunale, më 2006, por prapë statusi i tyre politik mbeti i pandryshuar, shpjegon Lëvizja e Progresit Demokratik. LPD është e vetëdijshme se gjendja politike dhe e sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,  gjithnjë po përkeqësohet edhe ate në fushën e lirive dhe të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve, ndaj kërkon: -          Kthimin e menjëhershëm të Lapidarit, pa kushte në vendin nga e kanë hequr dhunshëm forcat e xhandarmërisë; -          Ftojmë bashkësinë ndërkombëtare, përkatësisht OKB-në, NATO-n, OSBE-në dhe Bashkimin Evropian për rikthimin e misionit paqësor për zgjidhjen e problemeve në Luginën e Preshevës; -          Kërkojmë nga institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës angazhim maksimal politik e diplomatik për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke sforcuar angazhimin për respektimin e parimit të reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me serbët e Veriut të Kosovës; -          Kërkojmë formimin e një Fondi rajonal për zhvillimin e Luginës së Preshevës; -          Përmes kësaj proteste gjithëpopullore, shprehim vendosmërinë për të vazhduar angazhimin, me të gjitha mjetet e disponueshme politike, për të zgjidhur statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konform vullnetit politik të shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, në bazë të Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, duke rikonfirmuar principet e Platformës politike të këshilltarëve shqiptarë të 2006-tës për definimin e Luginës së Preshevës si rajon i posaçëm territorial- kushtetues, me të drejtë bashkimi Kosovës. Përmes kësaj proteste dhe atyre të organizuara më parë, LPD, kërkon të alarmohet bashkësia ndërkombëtare se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkon zgjidhje urgjente. Në këtë drejtim, lidershipi i Luginës së Preshevës, pret një mbështetje edhe të faktorit politik shqiptar në Tiranë dhe Prishtinë, për sensibilizimin e çështjes shqiptare brenda dhe jashtë vendit, thuhet në kumtesën e LPD-së të nënshkruar nga lideri i saj Jonuz Musliu./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/LPD11-300x216.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Protesta në Preshevë: Duam Drejtësi dhe Liri (foto & video)
PD dënon ngritjen e proceseve gjyqësore ndaj politikanëve shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration