Komuna e Bujanocit në cilësinë e pjesëmarrësit dhe ekspozuesit në Panairin "Prishtina 2013" përmes stendës falas që i siguroi Oda Ekonomike e Kosovës fitoi dy çmime nga komisioni përkatës i organizatorit OEK nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.
Çmimi i parë Komunës së Bujanocit iu nda për pjesëmarrje profesionale gjithëpërfshirës dhe guximshmëri pasi që kurrë më par Komuna e Bujanocit nuk kishte qenë pjesë e panaireve dhe manifestimeve ekonomike të këtij lloji në Kosovë.
Ndërsa çmimi i dytë ishte për stendën e cila ishte në mesin e dhjetë më të vizituarave nga 140 sa ishin pjesëmarrëse dhe ekspozues në këtë Panair ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, arsyeja e vizitës së lart të kësaj stende ishte se “ajo ishte në dispozicion dhe e shfrytëzuan maksimalisht më shumë se 20 kompani dhe veprimtari tjera nga Bujanoci dhe Presheva dhe kjo ndikoi drejtpërsëdrejti që hapësira e rezervuar për këtë komunë të tërheqë një numër rekord të vizitorëve.
Administrata komunale e Bujanocit si dhe bizneset që ishin pjesë e Panairit vlerësuan maksimalisht organizimin ndërsa presin rezultatet në ditëve në vijim duke filluar në praktikë bashkëpunimi i arritur me bizneset e rajonit.
Panairi “Prishtina 2013” i cili zgjati nga 8 deri më 11 maj ishte i pari i këtij lloji në të cilin mori pjesë Komuna e Bujanocit, ndërsa është si rezultat i drejtpërdrejt i nënshkrimit të Memorandum bashkëpunimit në mes të kësaj komune të Luginës si dhe Odës Ekonomike të Kosovës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Arifi-panairi.jpg): failed to open stream: No such file or directory