Policia arreston 16 vjeçarin nga Presheva, paraburgimi deri në 30 ditë
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë kanë arrestuar një gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçar nga Presheva, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë, njofton drejtoria e policisë Vrajë, transmeton Titulli.com.
Ai dyshohet se më 13 tetor të këtij viti, në rrugën e Preshevës, pas një debati të shkurtër dhe përleshjes me disa persona të tjerë, me thikë e ka lënduar një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar nga rrethina e Preshevës.
Policia njoftoi se i dyshuari me një kallëzim penal është dërguar në prokurorin detyrues të Prokurorisë së Lartë Publike në Vrajë.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Vrajë caktoi masën e paraburgimit deri në 30 ditë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/olicia-arrestimi-ilustrim.jpeg): failed to open stream: No such file or directory