Shqipëria me një këmbë në EURO 2024 – kuqezinjtë i shënojnë tre gola Çekisë
Rajoni dhe Politika

Shqipëria me një këmbë në EURO 2024 – kuqezinjtë i shënojnë tre gola Çekisë

13.Oct.2023 07:28
0

Shqipëria i shënon tre gola Çekisë dhe merr fitore të madhe – kuqezinjtë me një këmbë në EURO 2024.

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në ndeshjen eliminatore për Euro 2024.

Çekët e kishin nisur më mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start me Mojmir Chytil që gjuajti nga distanca, por Etrit Berisha ishte në vend.

Shqipëria u lirua në lojë dhe arriti ta zhbllokojë ndeshjen në minutën e nëntë, kur Jasir Asani si zakonisht nga distanca shënoi super gol për 1-0.

Festë e madhe në Air Albania nga 22 mijë tifozë që janë tubuar në stadium.

Në minutën e 18-të, Shqipëria ka mundur të shtojë epërsinë kur Jiri Pavlenka bëri pritje shumë të mirë në goditjen e Sokol Cikalleshit.

Në minutën e 40-të u duk që Çekia barazoi shifrat, kur Mojmir Chytil shënoi. Por gjyqtari e kishte vrenjtur që ai e kishte shtyrë topin me dorë në rrjetë dhe e ndëshkoi me karton të verdhë që ishte i dyti për të, duke e lëshuar lojën.

Shqipëria ka mundur të shënojë edhe në fundin e pjesës së parë, kur Ylber Ramdani mori një top në mesfushë dhe nisën bukur një kundërsulm, por pasimi për Nedim Bajramin ishte i shpejtë.

Me të filluar pjesa e dytë, Shqipëria hipotekoi fitoren, duke shënuar golin e dytë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/hqiperia-futboll.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Me 101 vota pro, Kuvendi miraton rezolutën e përbashkët në mbështetje të Kosovës
Policia arreston 16 vjeçarin nga Presheva, paraburgimi deri në 30 ditë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration