“Integrimi duhet merituar,” Scholz: Duhet të punojmë fort, anëtarësimi i BP duhej të ishte përfunduar
Rajoni dhe Politika

“Integrimi duhet merituar,” Scholz: Duhet të punojmë fort, anëtarësimi i BP duhej të ishte përfunduar

16.Oct.2023 19:56
0

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e ka përsëritur disa herë qëndrimin e KE-së se integrimi është një proces që bazohet në meritë dhe se në BE, do të anëtarësohen ato shtete që kanë “bërë detyrat e shtëpisë.”

Megjithatë, kancelari gjerman mendon se Ballkani Perëndimor ka pritur mjaftueshëm për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

 

Në konferencën për shtyp në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, Olaf Scholz mbrojti tërthorazi tezën e Charles Michel se rajoni duhet të integrohet në Union brenda 2030. 

“Unë jam i bindur se është gabim qe pasi u takuam në Selanik 20 vite më parë, ne ende nuk e kemi arritur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Duhej të ishte përfunduar tashmë. Prandaj po punojmë fort që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur,” deklaroi ai.

Scholz theksoi se procesi i integrimit për Ballkani Perëndimor nuk mund të marrë më aq kohë sa ka marrë në të shkuarën dhe se duhet nxituar që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

“Nëse u jep vendeve idenë që mund t’i bashkohen BE-së, duhet të punosh shumë fort që kjo të ndodhë. Dhe 20 vite janë shumë.”

copy(/home/titulli/public_html/images/image/cholz-rama.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Policia arreston 16 vjeçarin nga Presheva, paraburgimi deri në 30 ditë
Ismaili për arrestimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Medvegjës: Tek ne ka hoxhallarë shefin e kanë në Vranjë te BIA?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration