PD sqarim:  LPD veproi në dëm të punëtorëve në administratën komunale në Bujanoc
Lokale

PD sqarim: LPD veproi në dëm të punëtorëve në administratën komunale në Bujanoc

27.Oct.2023 13:56
0

Partia Demokratike ka sqaruar opinioni pas reagimit nga Lëvizja e Progresit Demokratik ndaj partnerit të koalicionit në komunën e Bujanocit duke  u lidhur me vendiin e Këshillit Komunal i cili ka dhënë pëlqim për të ndryshuar sistematizimin e vendeve të punës në Administratën Komunale.

PD: SQARIM PËR OPINION RRETH SEANCËS SË DJESHME TË KËSHILLIT KOMUNAL TË KOMUNËS SË BUJANOCIT: 

Gjatë ditës së djeshme, më 26.10.2023, Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka mbajtur seancën e radhës, e cila në mesin e pikave të rendit të ditës , ka pasur edhe pikën rreth ndryshimit të sistematizimit të vendeve të punës në administratën komunale.
 
Ky ndryshim ka ardhur si rezultat i asaj që pas shumë kërkesave nga kryetari i komunës së Bujanocit drejtuar Ministrisë përkatëse për dhënien e pëlqimit për të punësuar kuadro në administratën komunale, dhe me ndihmën e OSBE-së, ministria në fjalë ka dhënë pëlqim për 10 punëtorë me kohë të pacaktuar.
 
Në këtë seancë nga 9 anëtarë të Këshillit Komunal, prezent ishin 6 prej tyre, prej ku me shumicë votash është votuar ndryshimi i sistematizimit të vendeve të punës, që hap rrugën për punësimin edhe të 10 punëtorëve tjerë me kohë të pacaktuar. 
 
Çuditërisht, në këtë seancë nuk u paraqiten anëtarët e LPD-së, me veprimin e të cilëve u rrezikua që t’i humbasim këto 10 vende të punës, të cilat i kemi kërkuar për një kohë të gjatë.
 
Gjatë këtij mandati, për 3 vite qeverisje, vetëm në administratën komunale deri më tani janë punësuar gjithsej 10 shqiptarë me vendime të përhershme pune, kurse së shpejti do të punësohen edhe 10 të tjerë, e që sigurisht që nga janari do të ketë edhe të tjerë.
 
Partia Demokratike konsideron se ky është një sukses shumë i madh rreth punësimit të kuadrove në administratë komunale për këtë mandat, në krahasim me mandatin e kaluar 2016 – 2020, ku vetëm 3 persona janë punësuar në administatë, edhe atë 2 shqiptarë dhe 1 serb.
 
Prandaj, vlerësojmë se bojkoti nga ana e LPD-së është veprim i pa menduar mirë, dhe në dëm të punëtorëve.
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/d-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Reagim nga LPD: Po dëmtohet fryma e bashkëpunimit në koalicionin shqiptar në Bujanoc?
PVD: Prijësi i qeverisjes në Bujanoc të koordinohet dhe ruaj shumicën shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration