PVD: Prijësi i qeverisjes në Bujanoc të koordinohet dhe ruaj shumicën shqiptare
Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc ka dalë me njoftimin pas situatës së krijuar në qeverisjen e komunës së Bujanocit dhe sistematizimit të ri të punës pranë administratës komunale në Bujanoc.
NJOFTIM I KRYESISË SË DEGËS SË PVD-së NË BUJANOC:
Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc në mbledhjen e kryesisë shqyrtoi zhvillimet e fundit në komunën e Bujanocit.
Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc kërkon vendosmërisht nga anëtarët e koalicionit respektimin e plotë të marrëveshjes për bashkëqeverisje për komunën e Bujanocit.
Shpreh shqetësime serioze me ndërmarrjen e veprimeve në kundërshtim me marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
Konsideron të papranueshme çfarëdo veprimi për joshjen dhe intimidimin e anëtarëve të subjekteve partnere në bashkëqeverisje për shkak të përfitimit të momentit nga subjekti që udhëheq me komunën.
Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc kërkon nga subjekti që i prin koalicionit të bashkëqeverisjes të ndërmarrë veprime për të krijuar kushte për koordinim mes subjekteve politike dhe kontribuar në ruajtjen e shumicës shqiptare.