Lokale
Pas Prishtinës, Bujanoci dëshiron lidhje ekonomike edhe me Tiranën
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd takon delegacionin nga zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Bujanocit.
Ambasadori Shpëtim Çaushi dhe sekretari në ambasadën Shqiptare Xhelal Fejza gjatë takimit që patën të martën me delegacionin nga Bujanoci biseduan për përkrahjen dhe zhvillimin ekonomik të komunave të Luginës përmes bashkëpunimit institucional mes Luginës dhe Shqipërisë.
Në këtë rast të dyja palët janë shprehur të gatshme që ky bashkëpunim të nisë me Ministrinë e ekonomisë, tregtisë dhe energjetikës, Ministrinë e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, Dhomën e tregtisë, institucionet tjera me karakter zhvillimor dhe bizneset shqiptare, raporton Titulli.
Koordinatori për ndërmarrje të vogla e të mesme në Zyrën për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc, Nexhat Behluli dhe drejtorit i Agjencionit për zhvillim të Preshevës dhe Bujanocit Xhelal Hasani, gjatë takimit në Beograd kanë përshkruar gjendjen ekonomike e sociale të dy komunave shqiptare duke dhënë propozime konkrete për bashkëpunimin në të ardhmen.
Ambasadori Çaushi delegacionit nga Lugina i ka dhënë përkrahje të pa rezervë për iniciativave të tilla, gjithçka në rrugë institucionale, duke rrespektuar normativat ligjore të shteteve përkatëse.
“Bashkëpunimi i tillë do të shërbejë si një shembull i mirë rajonal, që përveç ngritjes së standardit jetësor në rajon, do të ndihmojë dhe në integrimin e të dyja shteteve në Bashkimin Evropian, për të cilën kanë ambicie të dyja shtetet”, ka thënë gjatë takimit ambasadori Çaushi.
[caption id="attachment_57841" align="aligncenter" width="640"] Ambasadori Shpëtim Çaushi dhe Nexhat Behluli gjatë takimit në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd[/caption]
“Sugjerimet e ambasadorit ishin që të aranzhohet një takim me ministrinë përgjegjëse për zhvillim si dhe Këshillin e Ministrave”, u shpreh Nexhat Behluli, i cili për Titullin shpjegoi se gjatë muajit shkurt me delegacionin e tij do të vizitojë Tiranën me qëllim të fillimit të realizimit të bashkëpunimit ekonomik Luginë – Shqipëri.
Bujanoci është shpallur si komunë me klimë të volitshme për investime, e cila përveç kushteve të favorshme për investime ofron edhe fuqi punëtore të moshës së re.
Nisur nga fakti që nevojat në terren janë të mëdha në të gjitha sferat, fillimisht do të organizohen takime të karakterit ekonomik, pa lënë anash edhe sferat e shëndetësisë, arsimit, kulturës, infrastrukturës, etj.
Gjatë muajit janar, në Prishtinë, Komuna e Bujanocit ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Kosovës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/Behluli-ambasadori1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!