Organizohet kuizi i diturisë, nxënësit të pa interesuar
Lokale

Organizohet kuizi i diturisë, nxënësit të pa interesuar

13.Feb.2013 20:14
0
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc sot janë tërheq e shortet  të kuizit shkollor. Pjesëmarrja e nxënësve ishte shumë e vogël Hysen Saqipi, profesor në këtë shkollë, pas tërheqjes së shorteve i ka thënë Titullit se këtij organizimi i është përgjigjur një numër i vogël i nxënësve, nga  50 klasë janë paraqitur vetëm 15 përfaqësues të paraleleve. “Nga 50 klasë erdhën vetëm 15 përfaqësues, duhet ta pranojmë realitetin dhe duhet të punojmë vetëm me ata nxënës që janë paraqitur”, është shprehur Saqipi. Ai ka shpjeguar edhe mënyrën se si do të rrjedh garimi. “Do të garojnë vitet e para në mes veti, të dytat poashtu, si dhe të tretat e të katërtat. Në gjysmë finalen e parë do te takohen fituesi i viteve te para me te dytat dhe në gjysmë finalen e dytë fituesi i viteve te treta me të katërtat, pra kështu ne finale do të shkojnë fituesit”, është përgjigjur profesori. Sipas tij gjysmëfinalja dhe finalja do të mbahen në shtëpinë e kulturës ndërsa kuizi do të ketë karakter enciklopedik. Në kuiz do të duhet që klasa të prezantohet edhe me një këngë për të parë aftësitë e këndimit. [caption id="attachment_57866" align="aligncenter" width="640"]Tërheqja e shorteut të kuizit në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc Tërheqja e shorteut të kuizit në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc[/caption] Kryetari i parlamentit të nxënësve, Mentor Zeqiri me këtë rast ka kritikuar kolegët e tij për interesimin e dobët që kanë shprehur për këtë aktivitet. “Ne si parlament i shkollës jemi duke u përpjekur që të organizojmë aktivitet në shkollë, mirëpo për fat të keq nuk e kemi përkrahjen sa duhet nga nxënësit e shkollës, pra siç e tha edhe profesori, nga 50 paralele marrin pjese vetëm 15”, u shpreh nxënësi Mentor Zeqiri. Ai njëherit shpjegoi se nxënësit edhe në parlamentin e tyre janë shumë pasivë sa që nuk japin asnjë ide. “Kisha shfrytëzuar rastin që ti ftojë kolegët që kanë ide për aktivitete që do të mund t’i ndërmarrim në shkollë, të paraqiten në zyrën e këtij parlamenti pasi me të vërtetë shkollës sonë i mungojnë aktivitetet”, është shprehur Zeqiri. Nxënësi i kësaj shkolle nuk ka kursyer kritikat as ndaj profesorëve. “Si parlament i nxënësve apelojë te profesorët që mos të vinë në shkollë vetëm për ta marrur një rrogë dhe për t’i përfunduar orët që i kanë me planprogram, porse duhet të angazhohen edhe me aktivitete shkollore sikurse këto gara, në mënyrë që t’i përgatisim nxënësit për gara regjionale”, ka thënë kryetari i parlamentit të nxënësve Mentor Zeqiri. Ai ka përfunduar duke thënë se “ne duhet të provojmë veten edhe në gara me shkolla tjera, pasi që gjithmonë themi se jemi shumë të mirë, mirëpo asnjë herë nuk e kemi dëshmuar këtë në gara me ndonjë shkollë tjetër./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/kuizi-shorti1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vullnetarët pastrojnë ujëvarën (foto)
Pas Prishtinës, Bujanoci dëshiron lidhje ekonomike edhe me Tiranën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration