Mustafa: Lapidari të kthehet në sheshin e Preshevës
Lokale

Mustafa: Lapidari të kthehet në sheshin e Preshevës

13.Feb.2013 16:35
0
Kryetari i Trupit Koordinues, për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka qëndruar sot në Preshevë, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Ragmi Mustafën. Vizita e tij u përqendrua më shumë te problemi i paraqitur me rastin e alfabetit cirilik në listat e regjistrit të zgjedhësve në qendrat e votimit. Ai u tha gazetarëve se temë e takimit ishte edhe përfundimi i maternitetit në Preshevë, si dhe çështje të tjera të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune. Stankoviq, ka thënë se pas përfundimit të maternitetit, Trupi Koordinues do të merret edhe me fushën e ekonomisë, dhe stimulimin e bizneseve në këto tri komuna, raporton Titulli. Ai është shprehur se në këto tri komuna do të mbahen takime të rregullta mujore, ku do të analizohen punët në të cilat kanë rënë dakord, për të shqyrtuar planet e reja. Sipas fjalëve të tij qëllimi i vizitës në kufirin me Maqedoninë, është edhe hapja e një kalimi kufitar në Miratoc, që lidhë Preshevën me Maqedoninë. Stankoviq ka thënë se Serbia ka përfunduar pjesën e vet të punës për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme dhe pritet që të njëjtën ta bëjë edhe pala maqedonase. Ndërsa kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se Ministria e Administratës Publike dhe Pushtet Lokal ka bërë shume gabime në listat e zgjedhësve. Përveç kësaj Mustafa ka deklaruar se gjatë takimit të sotëm me Stankoviq kanë biseduar edhe për tema politike, dhe në pyetjen nëse liderët politikë shqiptar kanë filluar të bisedojnë mbi lokacionin e vendosjes së Lapidarit të UÇPMB –së, Mustafa ka thënë se “kam kërkuar nga Trupi Koordinues që Lapidari të kthehet aty ku ka qenë”. Ai poashtu është shprehur se “të gjitha çështjet do të zgjidhen përmes dialogut me Qeverinë e Serbisë, dhe me ndihmën e OSBE-së, ndërsa bisedimet priten që të fillojnë së shpejti”./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/stankovi-mustafa.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pas Prishtinës, Bujanoci dëshiron lidhje ekonomike edhe me Tiranën
Serbia nuk e lejon Abetaren unike në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration