Lugina pa Rezolutë, ikin deputetët
Lokale

Lugina pa Rezolutë, ikin deputetët

31.May.2013 10:19
0
(i plotësuar) Pas gjashtë orë diskutimesh Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka arritur të aprovojë një Rezolutë përmes së cilës do të kërkohej nga Qeveria e Republikës së Kosovës të zbatojë një sërë pikash në mbrojtje dhe përmirësim të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Rezoluta për Luginën e lexuar nga propozuesi, deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, që përmbante 11 pika nuk u aprovua në mungesë të kuorumit, raporton Titulli. Pas diskutimeve disa orësh deputetët e LDK-së nuk ishin dakord që në këtë Rezolutë të figurojë edhe pika e parë që kërkonte nga Qeveria e Kosovës të procedojë amendamentin kushtetues i cili obligonte Republikën e Kosovës që të kujdesej për të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve të Kosovës. Deputeti Ismet Beqiri  nga LDK tha se pika e parë nuk e ka vendin në Rezolutë. Të njëjtën kërkoi edhe Liburn Aliu nga Vetëvendosja, i cili theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk mund të vijnë përmes Rezolutës duke kërkuar tërheqjen e kësaj pike dhe votimin e dhjetë pikave tjera. Arsim Bajrami nga PDK tha se me votimin edhe të pikës së parë nuk po hyhet në proces të ndryshimit të Kushtetutës, por vetëm po përkrahet një propozim i kryeministrit Thaçi. Ndërsa në mbyllje të kësaj seance kushtuar Luginës, kryeministri Thaçi tha se për Rezolutën do të votohet në një seancë tjetër kur para deputetëve të gjendet Rezoluta e shkruar dhe jo e lexuar si poezi. Në fund kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi e quajti të mbyllur seancën në mungesë të kuorumit, pasi në sallë ishin prezent vetëm 53 deputetë. Kjo është hera e parë në historinë e Kuvendit të Kosovës që tentohet të aprovohet një Rezolutë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Vlen theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe seanca është përcjell nga udhëheqësit lokal të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./Titulli.com/ ************************************************************************************************************************************** “Shqiptarët e Luginës e përjetojnë diskriminimin në çdo fushë të jetës. Pothuajse në çdo sektorë publikë të shtetit shqiptarët mbeten në mënyrë drastike të nënpërfaqësuar nëpër institucione krahasuar me përbërjen e tyre demografike”, tha gjatë debatit parlamentar deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Siç tha deputeti, për shkak të shkeljes flagrante të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve, popullsia shqiptare e Luginës e ka treguesin më të lartë të shpërnguljeve në trojet tona. Konjufca duke kërkuar fajtorin për shpërnguljen e shqiptarëve që jetojnë në Luginë, përveç Serbisë fajësoi edhe shtetin amë dhe Kosovën. “Kjo popullatë është braktisur nga Prishtina dhe Tirana. Kërkojë ndjesë që po e them kaq drejtpërdrejt por kjo është një e vërtetë e hidhur”, tha Konjufca. Sipas tij braktisja dhe mashtrimi më i madh që iu ka bë shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit janë negociatat e fundit me Serbinë. “Shqiptarëve atje vazhdimisht iu është premtuar se çështja e tyre do të ngritet për zgjidhje por negociatat përfunduan me formimin e Asociacionin e komunave serbe të veriut, kurse në Luginë shqiptarëve iu rrënohen madje edhe memorialet e të rënëve për liri, ose ata arrestohen, siç po ndodh me rastet e fundit vetëm pse po e tregojnë flamurin kombëtar nëpër hapësirat institucionale të Luginës, tha ndër të tjera Konjufca./Titulli.com/ ******************************************************************************************************************************* Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se ndryshimet kushtetuese të cilat po i propozon kryeministri Hashim Thaçi, në fakt synojnë një efekt tjetër e jo përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Parashikoj që në kuadër të këtyre ndryshimeve kushtetuese do të përfshihen edhe ndryshimet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes në Bruksel. Kur të vijnë në Kuvend, deputetët e shumicës do të votojnë vetëm amendamentet që kanë të bëjnë me marrëveshjen e Brukselit, por nuk do të votohet amendamenti që ka të bëjë me Luginën e Preshevës”, ka thënë Imeri, në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ai i ka porositur shqiptarët e Luginës së Preshevës se nuk duhet të kenë shumë shpresë për shkak se “Kosova e re do të jetë e keqe edhe për kosovarët, e lëre më për shqiptarët e Preshevës”. “Ju mos prisni që të ketë diçka të mirë prej Thaçit, kur ju tha: Përse se keni mbrojtur lapidarin, shiheni serbët se si i mbrojnë barrikadat’, ka thënë Imeri. Në anën tjetër, deputeti nga radhët e PDK-së, Fadil Demaku ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes janë të prirë që edhe eklipset kur ndodhin ta fajësojnë kryeministrin Thaçi. Ai ka theksuar se institucionet duhet të jenë të kujdesshme për të realizuar të drejtat e shqiptarëve atje në mënyrë institucionale. ****************************************************************************************************************************** Kuvendi i Kosovës, pas një pauze po vazhdon punimet në seancën plenare kushtuar Luginës së Preshevës. Në seancë janë duke marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe atyre joqeveritare nga Bujanoci, Presheva e Medvegja, si dhe përfaqësues të shoqatave nga diaspora. ********************************************************************************************************************************** Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, kërkoi nga faktori politik shqiptar në Luginë që të jetë më unik dhe se kërkesat e tyre të orientohen edhe në Kosovë, Shqipëri dhe tek faktori ndërkombëtar. Kuçi me këtë rast theksoi se është më mirë të marrim obligime kushtetuese se sa aprovimi i një rezolute. Ndërkaq, Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit tha se Kosova mundë të bëjë diçka në ndryshimin e një realiteti për qytetarët shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. “Mendoj që institucionet e Kosovës munden që në mënyrën më të mundshme që t’i bëjnë disa shërbime për qytetarët atje, në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturë, hapjen e zyrës, qarkullimin e lirë pa taksa, krijimi i lehtësive për prodhuesit dhe biznesmenët e atij rajoni”, tha ndër të tjera Krasniqi. Pas përfundimit të fjalës së kryekuvendarit u vendos për një pauzë prej dy orësh. Debati për Luginën në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë në orën 14h. I njëti do të transmetohet në portalin informativ Titulli.com. *********************************************************************************************************************************** Kuvendi i Kosovës filloi debatin parlamentar për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Të pranishëm në këtë debat janë përfaqësuesit politik dhe institucional nga Lugina dhe përfaqësues nga shoqata “Vatra”. Lutfi Haziri gjatë hapjes së debatit tha se të drejtat e tyre janë të shkelura padrejtësisht dhe se Kosova duhet të angazhohet më shumë për të përmirësuar jetën e shqiptarëve në atë vend. “Qeveria e Kosovës kërkon urgjentisht që t’i liroje të burgosurit politik në burgjet e Serbisë dhe se qeveria duhet të ofroj reciprocitet me të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”. Ndërsa kryeministri Thaçi tha se ky debat është i rëndësishëm për shqiptarët në Luginë, Kosovë dhe gjithë rajonin. “Dua të ju siguroje se çdo takim qe kemi pasur me faktorin ndërkombëtar e kemi ngritur dhe përmend gjendjen e shqiptarëve në Luginë”, tha Thaçi para deputetëve në parlamentin e Kosovës. Thaçi ka propozuar që në kushtetutë të futet ligji i cili e obligon Republikën e Kosovës që të mbrojë interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Siç raporton gazetari i Titullit nga Kuvendi, kryeministri Thaçi gjithashtu ka potencuar se Kosova duhet një herë e përgjithmonë të krijohet një politik afatgjatë për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë territorit, e në veçanti në Luginë. Dhe se nuk mundë të ketë normalizim të marrëdhënieve mesë Serbisë dhe Kosovës pa përmirësim të gjendjes së shqiptarëve në Luginë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Libun Aliu i ka quajtur hipokrite fjalimet e përfaqësuesve qeveritarë për çështjet e shqiptarëve, pasi më parë është nënshkruar marrëveshja me Serbinë, ndërsa çështja e Preshevës nuk është përmendur gjatë bisedimeve. “Kjo i bjen, siç thonë në Preshevë, të bohet muhabet pas pazarit të Mulla Shaqirit. Këtu flitet me fjalë të mëdha. Tash pasi janë normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, ne tash jua japim nga një batanije, ndërsa Dacici vazhdon që të bëjë presion”, ka thënë Aliu. Përveç kësaj, grupet parlamentare të partive politike në Kuvendin e Kosovës vlerësuan se Qeveria e Kosovës duhet ndërmarrë hapat konkret për të lehtësuar qarkullimin e i lirë dhe përmirësuar gjendjen e rëndë që po mbizotëron në këtë rajon./Titulli.com/ *********************************************************************************************************************************** Ka filluar seanca e Parlamentit të Republikës së Kosovës kushtuar shqiptarëve të Luginës në të cilën pritet që të votohen një rezolutë me kërkesa për të drejtat e shqiptarëve të kësaj ane. Në këtë seancë po marrin pjesë edhe përfaqësues politikë të Luginës, organizata joqeveritare, ndërsa për pjesëmarrje janë ftuar edhe shoqatat e Luginës që veprojnë në diasporë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/kuvendi-i-kosoves1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Film dokumentar për shqiptarët e Zvicrës, me regjisor nga Lugina
Kadriu: Nëse nuk miratohet rezoluta, nuk do të lëmë gurë pa lëvizur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration