Lokale
Film dokumentar për shqiptarët e Zvicrës, me regjisor nga Lugina
Kanë përfunduar xhirimet e filmit dokumentar zviceran “Welcher bist du“ (Cili je ti), prodhim i përbashkët shqiptaro-zviceran.
Filmi trajton karaktere të ndryshme të shqiptarëve në Zvicër dhe është fokusuar në ngjarjet që lidhen me integrimin e tyre në jetën e këtushme zvicerane. Për shqiptarët flasin në film edhe kryetarja e qytetit të Wilit, si dhe personalitete të tjera zvicerane.
Xhirimet e filmit që është mbështetur nga qyteti i Wilit, Kantoni St.Gallen dhe Departamenti i Punëve të Brendshme i Kantonit të St.Gallenit kanë filluar para një viti, shkruna albinfo.
Projekti filmik “Welcher bist du” i është besuar teatrit “Antika” dhe “International Film Europe Swiss” me regjisor dhe producent Valton Jakupi, një bashkëpunim me produksionin “New Vizion”, me kameraman Blerim Isenin.
Sipas producentëve Valton Jakupi dhe Felix Baumgartner, filmi është xhiruar në teknologjinë HD.
Premiera e filmit është paraparë të jepet në Kinë, e më pas në Zvicër.
Dokumentari do të shfaqet në të gjitha shkollat zvicerane, pastaj do të udhëtojë nëpër festivale të filmave evropianë.
Në këtë film, aktorët Shukri Ademi e Blerim Abazi luajnë rolin e migrantëve të ardhur në kohët më të hershme në Zvicër, kurse Lorik Jakupi, Altin Bektashi e Ensar Rashit luajnë rolet e fëmijëve shqiptarë që janë të integruar në shoqërinë zvicerane.
Kurse sipas organizatorës së filmit, njëherësh anëtare në Komisionin për Integrim pranë Komunës së qytetit Wil, rrjedha e filmit ka ecur mirë, me gjithë vështirësitë që ka shkaktuar moti, duke ndërprerë për disa ditë xhirimet. “Ishte kënaqësi të punohet me një ekip profesional të filmit”, tha organizatorja e fimit.
“Filmi do të tregojë realitetin e shqiptarëve. Jo që ndokush të mendojë se shqiptarët janë vetëm klasë punëtore, prandaj kemi dashur ta punojmë këtë film me dëshirë të madhe që të japë porosi se shqiptarët janë të integruar dhe sot janë në pozita udhëheqëse edhe në shtetin zviceran”, u shpreh regjisori i këtij filmi, Valton Jakupi.
Regjisori Valton Jakupin flet edhe për projektet e ardhshme. Ai bën të ditur se pas këtij është në plan filmi tjetër dokumentar që do të ketë në fokus temën e Kanunit ndër shqiptarët, për ta kuptuar, siç thotë regjisori Jakupi, edhe zviceranët çështjen e Kanunit.copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/shweizer-Dokumentar-film-albaner-zvicer.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!