Lokale
Kadriu: Nëse nuk miratohet rezoluta, nuk do të lëmë gurë pa lëvizur
[caption id="attachment_72912" align="alignleft" width="210"] Sejdulla Kadriu[/caption]
Kryetari i Shoqatës “Vatra”, Sejdullah Kadriu, nuk pret që zyrat që pritet të hapen nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës të ndikojnë në zgjidhjen e problemit të qytetarëve të asaj ane.
Mirëpo, sipas tij, këto zyra sadopak do t’i ofrojnë institucionet e Kosovës me atë pjesë. Në një intervistë për Tribunën, Kadriu beson që deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i thonë Po rezolutës për Luginën e Preshevës.
Ai ka thënë se shoqata “Vatra” ka qenë iniciuese e miratimit të kësaj rezolute, ndërsa deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, sipas tij, ka qenë vetëm sponsorues i saj. “Andaj nuk duhet të bëhen përpjekjet që të fitohen poenë politikë në kurriz të qytetarëve të Luginës”, ka thënë Kadriu.
Nëse kjo rezolutë nuk miratohet në Kuvend, Kadriu ka paralajmëruar se nuk do të lënë gurë pa lëvizur derisa problemi i qytetarëve të Luginës së Preshevës të zgjidhet./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/pllaka-presheve-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!