Lokale
OVLUÇK-së përkrahë përfshirjen e Luginës në bisedime
Një delegacion i kryesisë së shoqatës "Vatra" me seli në Gjilan i kryesuar nga kryetari Sejdulla Kadriu, është takuar me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Muharrem Xhemajlin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim janë biseduar tema të ndryshme, ndërsa rëndësi më e madhe i është kushtuar bisedimeve të ardhëshme Kosovë-Serbi dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës në këto bisedime.
Në takim u tha se ky është momenti i fundit që Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t'i rikthehet drejtësia historike, gjeografike, kulturore e kombëtare.
OVLUÇK-së dhe kryetari i saj Muharrem Xhemajli u deklarua bindshëm se do të përkrahë çdo iniciativë për përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore në bisedimet Kosovës - Serbi, ndërsa këtë çështje do ta ngrisë në të gjitha takimet që do të ketë kjo organizatë me institucionet vendore e ndërkombëtare dhe kështu do të kërkojë zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve të këtij rajoni.
OVLUÇK-së ka shprehë shqetësimin për mundësinë e përkeqësimit të situatës, nëse nuk zgjidhet edhe çështja e Kosovës Lindore./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/4.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!