Lokale
QSA, 250 familjeve i siguronë drekën e Bajramit (foto)
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me seli në Preshevë, në kuadër të projektit “Shporta e Bajramit”, ka shpërndarë mbi 250 pako me artikuj ushqimore për familjet me gjendje ekonomike të rënduar në vendbanimet e komunave Preshevë dhe Bujanoc.
Pakoja përmbante artikuj ushqimorë, të nevojshëm për përgatitjen e drekës së Bajramit, ndërsa projekti është mbështetur nga qytetarët e Luginës së Preshevës dhe bashkatdhetarë me qëndrim të përkohshëm në Evropën Perëndimore.
Projekti ka karakter tradicional dhe synon krijimin e atmosferës festive tek familjet përfituese, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Me këtë rast Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) i falënderon të gjithë kontribuesit, të cilët kanë mundësuar realizimin e këtij projekti, e sidomos bashkatdhetarët në qytete të ndryshme të Zvicrës, Gjermanisë dhe Belgjikës.
"Si çdoherë, kontribut të vazhdueshëm kanë dhënë edhe qytetarët lokal të komunës së Preshevës e kanë treguar një solidarizim të lartë me bashkëqytetarët e tyre, duke e mbështetur projektin përmes dhurimeve të ndryshme, sidomos në forma të sadekatul-fitrit, zekatit dhe donacioneve, për të cilët QSA shpreh një falënderim të veçantë", thuhet në faqen zyrtare të shoqatës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/qsa-aksioni1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!