Lokale
Lugina feston Bajramin
Besimtarët myslimanë i kanë dhënë fund muajit të agjërimit dhe sot kremtojnë festën e Bajramit të Madh. Portali i pavarur informativ Titulli.com uron të gjithë lexuesit, Gëzuar Festën e Fitër Bajramit.
Falja e namazit të Bajramit u organizua rreth orës 06:25 në të gjitha xhamitë e Luginës e cila përbëhet me popullatë shqiptarë që i përkasin besimit Islam.
Me këtë rast kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Sulejman Fejzullahu, tha se besimtarët në këtë ditë duhet të jenë shumë të gëzuar pasi kanë dalë fitues.
Ai në këtë ditë të paqes bëri thirrje që të mbretërojë toleranca dhe ti shtrihet dora e pajtimit.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim Tërrnava, uroi besimtarët dhe kërkoi nga ata të ruajnë vlerat fetare, kulturore dhe kombëtare.
Kreu i komunitetit mysliman në Shqipëri, Haxhi Selim Muça, në urimin e tij e cilësoi Bajramin si festën më të rëndësishme dhe më të bekuar të myslimanëve.
H. Sulejman Ef. Rexhepi, kryetari i BFI-së në Maqedoni uroi që në këto ditë festive të Bajramit të shprehim dashuri ndaj familjes, miqëve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptet universale për të respektuar dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/xhamia-pengamberit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!