Lokale
Vullnetarët pastrojnë ujëvarën (foto)
Ujëvara në fshatin Tërnoc gati është pastruar falë vullnetarëve që kanë marrë këtë aksion që nga fillimi i këtij viti.
Janë qytetarë të arsimuar dhe një shembull i rrallë në Luginë. Me aksionin e tyre vullnetar ata kanë pastruar pjesën më të madhe të kësaj ujëvare që dikur ishte vend relaksues për qytetarët e Tërnocit.
Muhamed Jashari profesor, Bajram Fejzullahu drejtor i shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Fehmi Fejzullahu sekretar në shkollën e mesme “Sezai Surroi” dhe ish futbollisti Ridvan Murati, po pastrojnë dhe rregullojnë këtë vend në dalje të fshatit Tërnoc, në afërsi të mullirit.
“Që nga 2 janari i këtij viti kemi filluar punimet në këtë lokacion me dëshirën e madhe për të pastruar hapësirën rreth ujëvarës që dikur ishte vend pushimi për qytetarët”, i ka thënë Titullit profesori Muhamed Jashari duke shtuar se këtë punë e bëjnë me dëshirën e madhe për të pasur një ambient të pastër.
Jashari tha se pret që deri në muajin gusht të përfundojnë punimet, ndërsa do të vazhdojnë edhe me pastrimin e ujëvarës së dytë që gjendet rrugës që shpie në drejtim të fshatrave Mal Tërnoc dhe Breznicë.
Deri para se të fillohej me pastrimin, ky lokacion ishte i mbytur nga mbeturinat të cilat hidheshin buzë lumit nga banorët e fshatit.
Sipas vullnetarëve, iniciativa e tyre ka gjetur përkrahjen edhe të pushtetit lokal dhe ndërmarrjes së pylltarisë.
Vlen theksuar se aksionet e tilla vullnetare janë të rralla në rajonin tonë, ndërsa shpresojmë se ky shembull do të ndiqet edhe nga të tjerët në mënyrë që të jetojmë në një ambient më të pastër./Titulli.com/
[caption id="attachment_57891" align="aligncenter" width="640"] Muhamed Jashari gjatë aksionit për pastrim[/caption]
[caption id="attachment_57894" align="aligncenter" width="640"] (Nga e majta) Bajram Fejzullahu, Fehmi Fejzullahu dhe Muhamed Jashari gjatë punimeve[/caption]
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/pastrimi2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!