Në Bujanoc 104 vende të reja pune
Lokale

Në Bujanoc 104 vende të reja pune

03.Oct.2013 12:46
0
Administrata lokale e Bujanocit, këto ditë është duke u angazhuar fuqishëm në tre aktivitete të cilat kanë të bëjnë me punësim direkt si dhe me krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës. Si rezultat i këtyre aktiviteteve priten të përfitojnë 104 qytetarë të kësaj komune të cilët do punësohen në sektorin privat dhe në atë publik. “Projekti i parë i përket “Programit Praktik Profesional” për vitin 2013-2014 në të cilën do të përfshihen gjithsejtë 33 kandidatë. Nga ta 22 do të jenë shqiptarë dhe 11 serbë”, sqaron kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Ai matej thekson se sistematizimi i tyre do të bëhet kryesisht nëpër ndërmarrjet publike ku themelues është komuna, ndërsa disa tjerë do të radhiten në entet arsimore e që për themelues kanë republikën. “Në këtë drejtim, procedura e konkursit ka përfunduar dhe se procedurat administrative gjenden në fazën finale. Andaj pritet që kandidatët e përzgjedhur të fillojnë punën midis datave 10 dhe 15 tetor të këtij viti“, thotë ndër të tjera Arifi. punesimi Projekti i dytë, sipas njeriut të parë të komunës së Bujanocit, realizohet në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare. “ Krijimi i mundësive të reja për punësim në Serbinë Jugore” është emërtimi i projektit të cilin bashkërisht po e realizon kjo komunë me dy organizata të huaja, Caritas dhe Help. “Në këtë projekt do të përfshihen 31 kandidatë që do të përfitojnë grande në vlerë prej 1500 dollarëve amerikan e që për qëllim do të jetë krijimi i vendeve të reja të punës. Përfitues të projektit do të jenë 16 shqiptarë, 12 serbë dhe 3 romë. Edhe për këtë projekt procedura e zgjedhjes së kandidatëve është në fazën përfundimtare”, bënë të ditur kryetari Arifi, transmeton Tiulli. Projekti i tretë, sipas njoftimit të zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, titullohet  “Thirrje publike për hapjen e vendeve të reja të punës” . Sipas drejtuesit të komunës ky projekt realizohet ekskluzivisht me sektorin privat apo me bizneset e regjistruara në territorin e komunës së Bujanocit. Në të përfshihen 40 kandidatë, nga bizneset e ndryshme, që kanë mundësi të aplikojnë për subvencione të cilat ndahen nga buxheti komunal. Bizneset për punësimin e një kandidati do të fitojnë 120 mijë dinarë, shifër kjo e ngjashme me atë të dhjetorit të vitit të kaluar ku punësim gjetën 24 individë në 17 subjekte juridike të bizneseve. “Ky projekt gjendet në fazën e përgatitjes së konkursit dhe realizohet gjatë muajve tetor dhe nëntor”, përfundon kryetari, Nagip Arifi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/komuna-Bujanocit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Destani: Nuk do të ketë regjistrim përderisa nuk kthehet popullata e shpërngulur
Breznica me “autostradë” (foto dhe video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration