Breznica me “autostradë” (foto dhe video)
Lokale

Breznica me “autostradë” (foto dhe video)

02.Oct.2013 18:29
0
Rruga e premtuar për malësinë e Bujanocit ka filluar të asfaltohet derisa banorët shprehen të kënaqur me punimet në këtë rrugë e cila në të ardhmen do t’i lidhë këta banorë me qendrën në Bujanoc. Breznica e gëzuar për rrugën e re e cila edhe pse vetëm me dy korsi, për ta është si një autostradë. Dëshira e tyre e kamotshme dalngadal po përmbushet, pasit të mërkurën nisi asfaltimi edhe i pjesës së mbetur të këtij aksi rrugor me rëndësi për shqiptarët e komunës së Bujanocit. breznice-1 “Me asfaltimin e kësaj rrugë po bëhet bashkim i fshatrave të Malësisë dhe komunës së Bujanocit” u shpreh banori nga fshati Breznicë, Tahir Bilalli, i cili njëherit për këtë projekt kaq të madh falënderoi kryetarin e kësaj komune, raporton Titulli. Ndërkaq drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti gjatë prononcimit të tij theksoi se ëndrra e banorëve sot po bëhet realitet. “Ky është momenti i një gëzimi të madh të qytetarëve të komunës së Bujanocit e në veçanti të qytetarëve të fshatrave që jetojnë në Malësinë e Bujanocit”, tha Haliti, duke shtuar se me realizimin e këtij projekti po përmbushet një kusht elementar për banorët. breznice-3 Asfaltimin e rrugës nga drejtimi i Breznicës për në fshatin Tërnoc e ka përshëndetur edhe këshilltari Komunal Shpend Xhelili banorë në fshatin Breznicë. “Asfaltimi i rrugës është pritë që shumë kohë pasi kemi qenë të bllokuar” tha me këtë rast këshilltari Xhelili që vjen nga radhët e Partisë Demokratike, duke nënvizuar se subjekti i tij po realizon premtimet, siç tha ai “edhe para afatit” duke mos e përdorur këtë projekt për marketing politik. breznice-2 Drejtuesi i kompanisë “Saba Bellça” Valon Etemi i cili sot me punëtorët dhe makinerinë e tij po zhvillon punimet në këtë aks rrugor u shpreh se punimet do të përfundojnë brenda 5 deri 6 ditë edhe pse moti i kishte shkaktuar vonesa në përfundimin e këtij projekti. “Kjo është dita e parë që kemi filluar në asfaltimin e pjesës së rrugës së paasfaltuar me një gjatësi prej rreth tre kilometrave e gjerësi nga 5.5 metra deri në 8 metra”, u shpreh me këtë rast realizuesi u punimeve Valon Etemi. Sipas tij pas përfundimit të asfaltimit do të bëhet edhe vendosja e bankinave në anën e rrugës për të mbrojtur makinat nga rënia në humnerë. Drejtuesit e automjeteve që frekuentojnë këtë rrugë luten që të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve. Projekti i asfaltimit të kësaj rruge po shkon drejt përfundimit derisa për qytetarët e komunës së Bujanocit po hapet një mundësi e re qarkullimi drejt Kosovës./Titulli.com/ http://youtu.be/5Va45H5GNswcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/breznice-4.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Në Bujanoc 104 vende të reja pune
Kuvendi Preshevës zgjedhë drejtorët e Ndërmarrjeve Publike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration