Lokale
Destani: Nuk do të ketë regjistrim përderisa nuk kthehet popullata e shpërngulur
Nuk do të ketë regjistrim të jashtëzakonshëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë derisa nuk krijohen kushtet për kthimin e popullatës shqiptare të shpërngulur nga viti 1999, është shprehur sot për Radiotelevizionin Presheva, zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani.
Destani pas paralajmërimit të kryeministrit të Serbisë Ivica Daciq i cili kërkon vërtetimin e numrit të banorëve në jug të Serbisë ka potencuar se ende nuk është shqyrtuar zyrtarisht në takimet e qeverisë propozimi për regjistrim të jashtëzakonshëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ivica Daciq ka rikujtuar se me liderët shqiptarë të këtyre tri komunave vetëm se ka biseduar nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuciq dhe ka thënë se edhe ai do të bëjë një gjë të tillë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/skender-destani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!