Lokale
Në 2013-tën vende të reja të punës dhe hapjen e kufirit me Kosovë
[caption id="attachment_48174" align="alignleft" width="259"] Kryetari i Komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq[/caption]
Udhëheqësia e Komunës së Medvegjës, në prag të hyrjes në vitin e ri i ka dhënë vetes si detyrë hapjen e vendeve të reja të punës
Sipas prefektit të komunës, Sllobodan Drashkoviq, Medvegja në vitin 2013 më së shumti do të ketë nevojë për hapje të vendeve të reja të punës.
“Kur të them hapje të vendeve të reja të punës, mendoj se këto projekte që janë nisur të realizohen dhe të shikohet mundësia për shanse të reja, për hapjen e vendeve të reja të punës në institucione të caktuara siç janë: panelet solare, burimet e ripërtëritshme të energjisë etj; pastaj vetë Banja e Sijarinës, sepse ato kapacitete në Banjë janë lënë pas dore shumë, që edhe aty të punohet në planin e turizmit. Mendoj se Medvegja do të jetë një komunë e mirë, e vogël dhe e zhvilluar”, ka thënë Drashkoviq, transmeton Titulli.
I pyetur lidhur me paralajmërimin për hapjen e vendkalimit në Mutivodë për qarkullim edhe të mallrave, Drashkoviq ka deklaruar se kryeministrit të Qeverisë të Republikës së Serbisë Ivica Daçiq i është dhënë propozimi për hapjen e këtij vendkalimi.
“Këto ditë kur të lëshohen vendkalimet e tjera administrative, ne presim që të jemi ndër të parët jo vetëm për qarkullim të njerëzve, sepse atë nuk e llogaris, por edhe për mallra, siç është për shembull në Jarinjë. Propozimi i është dhënë kryeministrit Ivica Daçiq për t’u miratuar”, e bëri të ditur kryetari i Medvegjës.
Ai shpreson se viti i ardhshëm do të jetë vit ku do të punohet konkretisht për qytetarët e komunës së Medvegjës.
“Ne do të mundohemi të bëjmë sa më shumë projekte që të punësohen sa më shumë njerëz, që të ndalet trendi i largimit të popullatës nga ky vend dhe që të vazhdohet të ruhet ky vend ku mund të jetosh dhe të punosh qetë. Sipas paralajmërimeve të shtetit viti 2013 do të jetë vit restriktiv, por shpresoj se për komunën e Medvegjës nuk do të jetë shumë restriktiv sepse nuk ka ku të shkojë më tepër se tani”, përfundoi Drashkoviq.
[caption id="attachment_48176" align="alignright" width="196"] Ndihmëskryetari i Komunës së Medvegjës, Ismet Zeqiri[/caption]
Në anën tjetër, ndihmëskryetari i komunës së Medvegjës, Ismet Zeqiri, vlerësoi lart të arriturat e komunitetit shqiptar në vitin 2012.
“Fillimisht kam kënaqësinë që në emër të shqiptarëve të Medvegjës t’i prezantoj të gjitha të arriturat pozitive të cilat nuk janë të pakta pas përfundimit të zgjedhjeve që u mbajtën në pjesën e parë të vitit 2012”, kështu e fillon bisedën Zeqiri.
Zeqiri i cili është nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, tha se pas përfundimit të zgjedhjeve në të cilat subjekti i tij i fitoi 6 këshilltarë, pas një analize të situatës politike, ekonomike dhe të sigurisë, si dhe pas diskutimit të gjerë me Grupin e Qytetarëve Jabllanica e Epërme, subjekti i tij ka pranuar ofertën për koalicion pasi që siç tha ai “ajo ofertë ishte në favor të popullatës shqiptare”.
“Kur them ishte në favor të popullatës shqiptare, kam parasysh që zëvendëskryetari, gjegjësisht bartësi i listës të Partisë për Veprim Demokratik, Florim Sahiti, ia parashtroi disa kushte si në vijim: të fitohet posti i zëvendëskryetarit të komunës, zëvendëskryetarit të Kuvendit Komunal, posti i ndihmëskryetarit, posti i kryeshefit për shërbime publike, njëkohësisht sigurimi i vendeve të punës ku titullar është pushteti lokal në lartësi deri në 30% për shqiptarët. Këto u realizuan dhe u pranuan nga kryetari aktual. Është bërë marrëveshja me shkrim. Kryesia e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë u pajtua me një marrëveshje të tillë. Pas pranimit të këtyre detyrave ia filluam punës, si për shembull: pranuam praktikantë në marrëdhënie pune, rritëm numrin e përkthyesve në fakultete, rregulluam të gjitha rrugët në bashkësinë lokale në fshatin Tupallë, filloi punën Bashkësia Islame në rregullimin e varrezave në të gjitha bashkësitë lokale shqiptare, ndihmuam me ndihma sociale të gjitha familjet që kishin nevojë për këtë ndihmë ”, tha Zeqiri.
Lidhur me hapjen e vendkalimit në Mutivodë për qarkullim të mallrave, ndihmëskryetari bëri të ditur se në takimet zyrtare me përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe atij qendror është kërkuar që ky vendkalim të jetë i barabartë me atë në Merdarë dhe Konçul. Për këtë është njoftuar edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.
Si të arritura të tjera, Zeqiri përmendi kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në ambasadën në Beograd, pastaj përpjekjet maksimale që bëhen për kthimin e popullatës shqiptare në Medvegjë për çka është rritur edhe fondi komunal për këtë destinim në krahasim me vitet e kaluara.
“Mendoj se viti 2013 do të jetë vit i kthesave të mëdha për banorët e Medvegjës në planin ekonomik, social dhe në çështje të sigurisë”, përfundoi ndihmëskryetari Zeqiri./Fidan Kosumi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/medvegja-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!