Lokale
“Përmendorja e UÇPMB-së simbol i paqes, disa portale janë amatore me shkrimet e tyre”
Për situatën e krijuar pas deklaratave të kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq lidhur me pllakën përkujtimore në Preshevë kanë reaguar edhe shoqatat shqiptare të Luginës që veprojnë në diasporë
Shoqatat e poshtëshënuara janë tmerruar me deklaratat “famoze” të Daçiqit si dhe me "sajim të lajmeve e deklaratave" që jepen në emër të UÇPMB-së dhe diaporës shqiptare, në portale ”jo të besueshme”.
Kjo ka shtyrë që shoqatat e Luginës të reagojnë si në deklaratat e kryeministrit serb, poashtu edhe në lajmet që janë postuar në disa portale, siç quhen në reagim “amatore”, të cilat janë thirrur në burime të zyrtarëve të UÇPMB-së.
“Këto deklarata luftënxitëse në portale minore të informimit, mendojmë se janë sajim i qarqeve që ndoshta kanë për qëllim rrënimin e përmendores së paqes, prandaj Shoqatat e Luginës së Preshevës në diasporë, këto deklarata nuk i mbështet në asnjë segment”, thuhet ndër të tjera në reagimin e shoqatave të Luginës në diasporë./Titulli.com/
***************************************************************************************************************************************************************************************************
Reagimi i plotë i shoqatave të Luginës në diasporë
Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë është simbol i paqës
Sot, në këto ditë feste, kur në gjithë botën po kremtohet festa e kërshëndellave e në mesin e tyre edhe shqiptarët e besimit katolik, e gjithë diaspora shqiptare, është tmerruar me lajmet e para pak orëve, për deklaratat "famoze", të treta me radhë të kryeministrit serb Ivica Daçiq, në lidhje me përmendoren e UÇPMB-së, që është ngritur në nëntor të këtij viti, si dhe me sajim lajmesh e deklaratash që jepen në emër të UÇPMB-së dhe diasporës shqiptare, në portale jo të besueshme.
Se sa janë të vërteta këto deklarata, ia lëmë atyre që janë përmendur, por një dihet, se jemi mësuar, të shohim nga portalet private amatore, as një peshë mediale.
Edhe faktori ndërkombëtar, është shpresojmë në dijeni, se Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë, është simbol i paqes dhe lirisë, kjo përmendore nuk është kërcënim, por është paqe dhe kujtim, që ata djem, luftuan një regjim, që ate regjim e luftoi e gjithë bota demokratike.
I drejtohemi SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, që të jetë vigjilent, se shqiptarët, asnjëherë nuk kanë provokuar dhe as që do të provokojnë, sepse janë në ato troje ndër shekuj, por se cilat kuzhina përgatisin skenare luftënxitëse, ata sigurisht se do ta zbulojnë.
Këto deklarata luftënxitëse në portale minore të informimit, mendojmë se janë sajim i qarqeve që ndoshta kanë për qëllim rrënimin e përmendores së paqes, prandaj Shoqatat e Luginës së Preshevës në diasporë, këto deklarata nuk i mbështet në asnjë segment.
Shoqatat përkrahin deklaratat reale e paqësore për media të kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Edhe ne mendojmë që portalet në fjalë, lajmet e këtilla janë destruktive dhe në shërbim të ngritjes se tensioneve ndëretnike.
Për llogari të kujt shkojnë këto, mbase do të vërtetohet në të ardhmen. Shoqatat e Luginës së Preshevës, kanë miq amerikanë, belgë, zviceranë dhe të tjerë, prandaj, gëzojnë autoritet dhe do të jenë edhe në të ardhmen të tilla, duke u angazhuar përgjithmonë për paqe dhe humanizëm, duke arsyetuar kështu destinimin e themelimit dhe të punës së vet dhe duke ja bërë me dije gjithë botës demokratike, se shqiptarët vullnetmirë, kudo që janë, ata veprojnë për bamirësi, prandaj, mjafton kujtesa tek nobelistja për bamirësi e lumturumja Nënë Tereza.
Qytetarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës me rrethinë, janë të vetëdijshëm, por edhe mërgimtarët që janë për festat e fundvitit, që të mos bien pre e provokimeve. Shpresojmë shumë, se në ditët në vazhdim, do të bindet edhe Daçiq, se kjo përmendore, nuk është provokim, por është simbol i paqes.
Mbetemi me shpresë, se edhe kësaj here, bota demokratike, nuk do të lejoj, të bëjnë ata që gjithmonë duan konflikte, të marrin në qafë qytetarët e pafajshëm autoktonë.
Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, Zvicër dhe dega e saj në Bruksel
Shoqata Humanitare “Medvegja”, Fully, Valis-Zvicër
Kryesia e Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, Zvicërcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/presheva-sheshi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!