Halimi: Duhet të merreni vesh rreth përmendores
Lokale

Halimi: Duhet të merreni vesh rreth përmendores

27.Dec.2012 14:48
0
Riza Halimi parlamentDeputeti i Koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës Riza Halimi ka vlerësuar sot se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë tema aktuale vetëm në situatat kur ka incidente dhe ka shtuar se përfaqësuesit lokal dhe republikanë duhet të ulen dhe të merren vesh rreth përmendores së diskutueshme. Halimi i ka thënë gazetarëve në Parlamentin e Serbisë se nuk e ka të qartë situatën e përplasjeve në të cilën janë përfshirë udhëheqësia shtetërore dhe ajo lokale, raportojnë mediat serbe, transmeton Titulli. Ai ka vlerësuar se ka tensione, ndërsa kanë vënë theksin se qeverisja lokale sipas ligjit në fuqi nuk duhet të kërkojë pëlqimin e Ministrisë së vetadministrimit lokal për vendosjen e pllakës përkujtimore. Zëvendës kryetari grupit të deputetëve të Serbisë së Bashkuar (Jedinstvene Srbije), Petar Petroviq, ka deklaruar se përmendorja për të "ashtuquajturit pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet të hiqet dhe më mirë është që kjo të përfundojë në mënyrë paqësore". "Cila është ajo ushtri dhe nga kush të ka liruar...nëse dëshirojnë ndonjë përmendore atëherë le ta ngrisin në varreza, ku është varrosur autori të cilit i ngritet përmendorja", ka thënë Petroviq për gazetarët në Parlamentin e Serbisë. Deputeti i partisë Socialdemokrate të Serbisë Meho Omeroviq ka theksuar se Serbia duhet të tregojë se "ka instrumente dhe se askush nuk është më i fortë se shteti, por edhe duhet të ketë trajtim të barabartë për të gjithë të cilët shkelin të drejtat e njeriut dhe kanë bërë krime të luftës". Ai ka thënë se "duhet të hiqen objektet që ngrisin krimin, respektivisht duhet të hiqet përmendorja në Preshevë, pllaka e Aqif Efendisë dhe përmendorja e dukës çetnike në afërsi të Nove Varoshi"./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/Riza-Halimi-parlament.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ndihmat e para nga Shqipëria nesër arrin në Preshevë
Në 2013-tën vende të reja të punës dhe hapjen e kufirit me Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration