Mustafa: Të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës
Projekti “Javët e Biznesit Kombëtar” ka nisur edhe në Kosovë, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve e cila në trevat shqiptare ka nisur nga 17 shkurti dhe përmbyllet me 28 nëntor. Gjithashtu kryetari Preshevës Ragmi Mustafa kërkoi lëvizjen e lirë e mallrave ndëmjet dy vendeve nuk është e mirë dhe duhet të ndryshuar, duke kërkuar edhe të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës.
Sipas tij lëvizja e lirë e mallrave ndëmjet dy vendeve nuk është e mirë dhe duhet të ndryshoi. Gjatë fjalimit të tij Kryetari Mustafa, ka kërkuar që të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Motoja e këtij projekti është “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju? Dhe do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme. Ky projekt tradicional në rrugëtimin e vet nga viti 2003 ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike të Kosovës dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit privat. Javët e Biznesit Kombëtar është një nismë e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe organizatave simotra të saj në Shqipëri, Mal te Zi, Maqedoni, dhe Lugine e Preshevës që synon rritjen e vetëdijes së popullatës mbarëshqiptare për të konsumuar mallra cilësorë që mbajnë vulat si prodhim vendor dhe jo i importuar nga vende të huaja. Agim Shahini, kryetar AKB-së tha se është ky manifestimi i dekadës së parë të ralizimit të projektit “Javët e Biznesit Kosovar tash më Kombëtar”. Projekti përmbajti një program me karakter promovues dhe debate të ndryshme analitiko-informative në sferën e biznesit dhe cilësisë së prodhimeve. “AKB-ja ka përpiluar këtë projekt me qëllim të ndikimit në përmirësimin esencial të mjedisit afarist në Kosovë, në mënyrë që të mbrojë prodhimet vendëse dhe të stimulojë ato për të rrite kualitetin e tyre për tregun tonë e më gjerë, qytetarët të rritin vetëdijen për rëndësinë e konsumit të produkteve Kombëtare e qeverinë të nxitemi për hartimin e politikave me konkurruese për të përshpejtuar një zhvillim më të hovshëm ekonomik Kosovar e Kombëtar”, tha Shahini. Ministër i Zhvillimit Ekonomik( MZHE), tha se ky aktivitet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka rëndësi të madhe në integrimin ekonomik. “Shtylla kryesore e zhvillimit është sektori privat. Ky sektor do mbështetje , sepse ndikon në mirëqenie, zhvillim dhe mbushjen e arkës së shtetit. Ne jemi të përkushtuar për zhvillim të qëndrueshëm, sepse biznesi krijon punësim. Mirëqenie dhe zhvillim”, tha Beqaj. Kurse Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, tha se këto prodhues do të jetë model në të ardhmen dhe atë si shembull pozitiv. Sipas tij këto prodhime po i mbushin raftet e makreteve dhe këta do të ketë përkrahje të madhe. Kryetari i Komunës së Preshevës,Ragmi Mustafa ka thënë se kjo kampanjë është shumë e rëndësishme për vetëdijësimin e qytetarëve për të konsumuar prodhime kombëtare. Sipas tij lëvizja e lirë e mallrave ndëmjet dy vendeve nuk është e mirë dhe duhet të ndryshoi. Gjatë fjalimit të tij Kryetari Mustafa, ka kërkuar që të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës. copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/ragmi-mustafa-akb.jpg): failed to open stream: No such file or directory