Gjene “fajtorin”, Kamberi apo Arifi ?
Lokale

Gjene “fajtorin”, Kamberi apo Arifi ?

15.Oct.2012 16:35
0
Në bazë të dokumenteve zyrtare të siguruar, tregohet qartë se kush nga këta dy udhëheqës shqiptarë të komunës së Bujanocit,  ka dhënë lejen për ndërtimin e objektit për të zhvendosurit serb në këtë komunë. Sipas dokumentit i cili ishte lëshuar në shtator të vitit të kaluar, rezulton se ish kryetari i komunës së Bujanocit dhe tani kryetar i degës së PVD-së në këtë komunë, Shaip Kamberi, ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e këtij objekti për të zhvendosurit serb nga Kosova në Bujanoc. Me anë të kësaj letre, Kamberi njofton përfaqësuesin e misionit të UNHCR në Serbi, Eduardo Arboleda, se komuna e Bujanocit përkrah ndërtimin e objektit për strehim social. Më tej në dokument Kamberi njofton Arboledan se për këtë qëllim është paraparë edhe lokacioni i cili gjendet në qendrën kolektive “Salvadore” në Bujanoc, në të cilën ekzistonë e gjithë infrastruktura e nevojshme të cilat komuna do ti sigurojë. Në fund të dokumentit nga viti 2011, Kamberi falënderon Arboledan për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti. Në anën tjetër dokumenti i cili është nënshkruar nga kryetari i tanishëm i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe i Kuvendit Hajredin Hyda, më 19 korrik të këtij viti, tregon se vendimi mbi pëlqimin për ndërtimin e këtij objekti për të zhvendosurit serb e ka dhënë koalicioni i mëhershëm qeverisës  në Bujanoc, i drejtuar nga PVD, LPD, UDSH dhe partneri serb në koalicion, GQ. Stojança Arsiq. Përmes kësaj letre të datës 19 korrik, udhëheqësia e tanishme e komunës së Bujanocit ka kërkuar që të bëhen ndryshime sa i përket numrit të ndarjes së banesave për banorët lokal edhe atë për 20 % më shumë se sa që e ka dhënë pëlqimin qeverisja e kaluar lokale. Ditë më parë zv.kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq kishte deklaruar për Jugpress se ka arrit marrëveshje me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin për ndërtimin e ndërtesës për të zhvendosurit serb. Ky dokument hedhë poshtë deklaratën e tij, pasi që pëlqimi për këtë objekt socialë është dhënë në kohën kur ai ishte në koalicion me parterët e atëhershëm shqiptar që drejtonin komunën e Bujanocit./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/komuna-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mustafa: Të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës
Ndahen subvencione për bizneset në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration