LPD tani del kundër banesave të refugjatëve serb në Bujanoc
Lokale

LPD tani del kundër banesave të refugjatëve serb në Bujanoc

16.Oct.2012 10:34
0
Lëvizja e Progresit Demokratik, përmes një kumtese kundërshton iniciativën e pushtetit multietnik lokal në Bujanoc, për ndërtimin e një kompleksi banesor për refugjatët serbë nga Kosova, të cilët aktualisht jetojnë nëpër qendra kolektive të kësaj komune. Në kumtesën e saj, ky subjekt këtë veprim e quan absurd dhe i cili i shkon për shtati partnerëve të koalicionit serbë, Beogradit dhe serbëve pakicë, për ta ndryshuar hartën demografike në dëm të shqiptarëve etnikë. “Si mund të arsyetohet një vendim i tillë i pushtetit lokal në Bujanoc, për t’i integruar dhe shpërblyer refugjatët serbë, në mesin e të cilëve ka edhe kriminelë lufte, a në anën tjetër të harrohen me mijëra shqiptarë nga Malësia e Bujanocit, qytetarë të kësaj komune, të cilët pa dëshirën e tyre u dëbuan nga vatrat stërgjyshore, duke iu shkatërruar pasuritë e tyre nga huliganët serbë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes së Progresit Demokratik me seli në Bujanoc. Ky subjekt mëtej thekson se “ndërtimi i pesë shtëpive, në Bujanoc, për refugjatët serbë nga Kroacia dhe Bosnja, si dhe iniciativa për ndërtimin e kompleksit banesor për refugjatët serbë nga Kosova, nuk mund të kualifikohen ndryshe përveç kolonizimit të kësaj komune me serbë, si në kohën e Millosheviqit”. Përmes kumtesës Lëvizja e Progresit Demokratik shprehet e shqetësuar, dhe “një iniciativë të tillë të pushtetit multietnik lokal e shikon me një shqetësim, ngase me këtë tentohet të zvogëlohet elementi shqiptar, ne favor të atij serb, i cili në Komunën e Bujanocit, ka qenë gjithmonë pakicë”. Vlenë theksuar se iniciativa për ndërtimin e kompleksit banesor për refugjatët serb, sipas një dokumenti të nënshkruar nga ish-kryetari i Komunsë së Bujanocit Shaip Kamberi, ishte marrë më 28 shtator të vitit të kaluar, kur edhe Lëvizja e Progresit Demokratik qeveriste me këtë komunë, ndërsa kryetari i saj Jonuz Musliu mbante postin e kryetarit të Kuvendit Komunal./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/komuna-Bujanocit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vatra: Ndërtimi i qendrave kolektive i turpshëm
Mustafa: Të hiqet sigurimi për qytetarët shqiptarë të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration