Ulet papunësia në Preshevë
Lokale

Ulet papunësia në Preshevë

15.Nov.2012 16:26
0
Pesë ndërmarrje të komunës së Preshevës kanë punësuar pesë punëtorë të rinj, në saje të ndihmës që kanë marrë nga USAID-I dhe pushteti lokal, në projektin e përbashkët për hapjen e vendeve të reja të punës. Kompanitë përfituese nga ky projekt Altech, Xeni Plast, universal, Nura Plast dhe Fontana, kanë nënshkruar kontratat me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe drejtorin e USAID-it për siguri ekonomike Majkl Pilzberi, njofton RTP. Kryetari Ragmi Mustafa duke falënderuar organizatën e popullit amerikan USAID thotë se ky program ndihmon ndërmarrjet për të marrë punëtorë të rinj. Ndërsa drejtori USAID-it për siguri ekonomike Majkl Pilzberi, thotë se nga 33 komunat që kanë punuar me këtë projekt, komuna e Preshevës ka qenë më e mira sa i përket realizimit të projektit. Në emër të kompanive përfituese përfaqësuesi i firmës Univerzal, tha se pret që edhe në të ardhmen të ketë aktivitete të tilla. Këtë vit komuna e Preshevës duke investuar në ekonomi ka krijuar rreth 200 vende të reja të punës, ndërsa që numri të jetë edhe më i madh viteve të ardhshme kryetari Mustafa i ka dhënë edhe disa propozime USAID-it ku kërkon mbështetje për hapjen e vendeve të reja të punës. USAID në komunën e Preshevës ka filluar të investoj në fillim të viteve 2000, ku deri më tash ka realizuar një numër jashtëzakonisht të madh të projekteve me çka ka përmirësuar kushtet e jetës, gjithnjë duke pasur mbështetjen dhe bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/zvoglohet-papunesia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
LPD: Asnjë këshilltarë nuk kalon në koalicionin qeverisës
Medvegjë:Mos harro! (më shumë se fjalë)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration