Lokale
Lumi i Tërnocit do të bëhet me koritë (foto)
Në të ardhmen qytetarët e Tërnocit nuk do të frikohen nga vërshimet e lumit, pasi që ai së shpejti do të ketë infrastrukturën përkatëse që do të mbajë lumin në rrugën e tij
Përfaqësues nga komuna e Bujanocit si dhe Institutit “CIP” nga Beogradi sot kanë qëndruar në Tërnoc për të parë nga afër gjendjen e lumit si dhe mënyrën e realizimi të projektit që do të pastronte lumin, por që në të ardhmen edhe nuk do të rrezikoheshin shtëpitë dhe banorët nga vërshimet e mundshme.
Deri më tani për realizimin e këtij projekti prej 95 milionë dinarëve (pa tvsh) janë paraqitur 18 ndërmarrje, ndërsa deri më 1 prill kur edhe mbyllet konkursi do të mund të paraqiten edhe të interesuar të tjerë.
“Në fund të muajit prill shpresojmë që të fillojmë solemnisht punimet që ka qenë dëshirë e kamotshme e qytetarëve të këtij fshati. Korita do të pastrojë lumin nga mbeturinat si dhe bimëve që kanë mbirë buzë lumit”, tha me këtë rast drejtori i Direkcionit për Ndërtim, Agim Haliti.
Korita e lumit që do të ndërtohet do të ketë një gjatësi prej 1300 metra, gjerësi 5.5 metra, ndërsa fundi i shtratit do të jetë nga 5 deri në 5.5 metra në varësi të terrenit.
Punimet do të fillojnë nga ura në afërsi të stadiumit të KF Tërnocit e deri te ura e njohur me emrin “Haxhi Qahili”, që lidhë lagjen e Shtekëve dhe Strukarëve.
“Këtë vit kemi mjete për realizimin e gjysmës së projektit, ndërsa vitin e ardhshëm do të bëjmë finalizimin e këtyre punimeve”, tha drejtori Haliti duke shtuar se do të bëjnë edhe hapjen e një rruge në anën tjetër të lumit të cilën planifikon edhe ta asfaltojë.
Për këtë fazë të punimeve komuna e Bujanocit ka ndarë 20 milionë dinarë si dhe Trupi Koordinues 16 milionë dinarë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Lumi-Ternoc4.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!