Pushteti mashtron xhaminë në Preshevë?
Lokale

Pushteti mashtron xhaminë në Preshevë?

22.Mar.2013 16:58
0
Këshilli i xhamisë “Ebu Bekër Es-Sidik” në bashkëpunim me këshillin e Partisë Liberal Demokrate në Preshevë  hedh në gjyq pushtetin lokal të Preshevës për dyshim se janë keqpërdorur rreth 1 milion dinarë mjete financiare për asfaltimin e rrugës tek varrezat e reja në Preshevë. Këto mjete, sipas këshillave në fjalë, i ka ndarë komuna e Beogradit për komunat e pa zhvilluara në Serbi ku iniciatorë për realizimin e projektit ishte këshilli i PLD-së në Preshevë. Sipas të dhënave nga anëtarët e këshillave të lartë përmendur dyshimet janë se zhavorri i hedhur nga këshilli të xhamisë i cili është i paguar nga grumbullimi i të hollave të popullatës është llogaritur përsëri nga ana e punë kryesit “Saba Belça” i cili nuk ka hedhur fare zhavorr përpos atij  që e ka hedhur këshilli i xhamisë. “Ne jemi të detyruar që keqpërdoruesit të vihen para drejtësisë kushdo qofshin ata. Komuna ka premtuar se do të ndihmojë projektin, por për fat të keq ndodhi e kundërta, dhe duke lënë rrugën si thonë  populli gjysa gjel. Mbetemi me shpresë se drejtësia do të vihet në vend dhe keqpërdoruesit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e këshillave në fjalë që ka arritur në adresën elektronike të Titullit. Lënda gjendet në prokurorinë e Gjykatës Themelore në Vranjë dhe hetimet janë duke u zhvilluar./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/xhamia-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Dobrosin, homazhe dëshmorit të UÇPMB-së
Lumi i Tërnocit do të bëhet me koritë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration