Lugina e zhgënjyer në 5 vjetorin e pavarësisë
Lokale

Lugina e zhgënjyer në 5 vjetorin e pavarësisë

17.Feb.2013 14:01
0
Kaluan pesë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ndërsa qytetarët shqiptarë të Luginës ndjehen edhe mëtej të lënë anash nga Prishtina zyrtare Edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, shqiptarët e Luginës nuk janë ndierë më të sigurt në trojet e tyre. Qytetarët mendojnë se akti i shpalljes së pavarësisë përveç që ka gëzuar këtë pjesë të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, ajo asgjë nuk i ka sjellur dobi, përveç vazhdimit të izolimit. “Sot po festojmë të gjithë, ndërsa ne në Luginë festën po e bëjmë të izoluar. Në vend që ne qytetarët e Bujanocit sot të shkojmë në Prishtinë lirshëm për të qenë pjesë e manifestimeve, ne duhet të rrimë në shtëpi pasi s’kemi mundësi të paguajmë taksën për të hyrë me makinë në Kosovë, taksë kjo që na ka vendosë kryeministri Thaçi”, u shpreh për Titullin A.S. nga Bujanoci. Edhe Presheva ndjehet e zhgënjyer në festimin e pesë vjetorit. Nusret Avdiu nga rrethi i Preshevës revoltimin e tij e shpreh  me fjalët se institucionet e Kosovës nuk na ndihmuan në kohën më të vështirë. “Serbia po bënë lloj lloj eksperimenti me shqiptarët e Preshevës, kurse të zgjedhurit e Kosovës përveç deklaratave publike nuk po ndërmarrin asgjë konkrete”, shprehet me nerva Avdiu. Sipas tij kulminacioni është arrit kur u hoq lapidari i UÇPMB-së dhe asnjë mbështetje nuk morëm nga Kosova dhe Shqipëria. Ky është viti i dytë që shqiptarëve në Luginë iu është shkurtuar lëvizja e lirë. Vitin e kaluar për shkak të pamundësisë që shqiptarët të shkojnë në Prishtinë për festë, gazetari dhe aktori Nagip Taipi i solli Luginës obeliskun NEWBORN duke e ndërtuar atë në qendër të Bujanocit. Ai atëkohë NEWBORN-in e ndërtoi nga bora, ndërsa këtë vit që nuk kemi borë, qytetarët e Luginës NEWBORN-in me pamje të re mund ta shohin vetëm përmes mediave./Titulli.com/ [caption id="attachment_4124" align="aligncenter" width="640"]newborn3 (2) copy Obelisku NEWBORN në sheshin e Bujanocit (17.02.2012)[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/pllaka-presheve-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Urime Kosovë përvjetori i pavarësisë
Për pak sa nuk na prishi me SHBA-në
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration