Lokale
Urime Kosovë përvjetori i pavarësisë
Në një kumtesë të Partisë Demokratike Kombëtare, përshëndetet pesë vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si një hap pozitiv, drejt ndërtimit të shteti modern, gjithëpërfshirës dhe demokratik.
PDK me rastin e kësaj dite madhore për popullin e Kosovës dhe gjithë shqiptarët, kudo qofshin ata, përgëzon liderët institucionalë, të cilët duhet ta marrin përsipër përgjegjësinë e plotë për të zbatuar parimet e deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës për çdo qytetar
“Kurorëzimi i pavarësisë së Kosovës, nënkupton sovranitetin e tërësisë territoriale në cdo kënd të vendit të saj, gjithnjë duke reflektuar stabilitet, me të cilën varen perspektivat euro-atlantike të rajonit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e PDK-së me seli në Bujanoc.
Partia Demokratike Kombëtarek, uron Qeverinë, Parlamentin dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë datë historike të shpalljes së pavarësisë, pa harruar asnjëherë bashkëkombësit e saj të krahut lindor: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët asnjëherë nuk u ndan krah për krah vëllezërve kosovarë për mëvetësinë e saj, thuhet në fund të kumtesës së PDK-së, të nënshkruar nga lideri i saj Nexhmedin Saqipi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/pdk-600.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!