Për pak sa nuk na prishi me SHBA-në
Lokale

Për pak sa nuk na prishi me SHBA-në

16.Feb.2013 23:02
0
Vendosja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë pa u konsultuar me liderët në Prishtinë e Tiranë si dhe me miqtë ndërkombëtar, për pak ti kushtojë Luginës me prishje të marrëdhënieve me përfaqësuesit e SHBA-së në Beograd. Një dokument, pjesë e shkëmbimeve zyrtare midis Washingtonit dhe Tiranës, ka vërtetuar se lapidari në sheshin e Preshevës është vendosur pa e njoftuar shtetit amë si dhe Kosovën, ndërsa edhe pa pëlqimin e SHBA-së. Një vendim i marr nga kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, krye më vete, përveç që Luginës mundi t’i kushtojë me eskalim të situatës dhe viktima në rajon, ajo poashtu do t’i prishte marrëdhëniet me ndërkombëtaret. Në letrën që Top Channel para dy ditëve e bëri publike, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ia kishte drejtuar Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë me mesazhin e qartë se lapidari është vendosur në mënyrë ilegale dhe se politikanët shqiptar të Luginës kanë refuzuar të bëjnë një dialog konstruktiv, raporton Titulli. “Lapidari është vendosur ilegalisht, në një mënyrë për ta provokuar Qeverinë e Serbisë, dhe e ka arrit qëllimin. Pik së dyti Qeveria e Serbisë ka tentuar të negociojë me politikanët shqiptarë lokalë të cilët kanë refuzuar të bëjnë një dialog konstruktiv me autoritetet serbe rreth këtij problemi”, kështu shkruan DASH. Letra e SHBA-së matej lapidarin e quan një monument, një copë betoni me emra në të dhe thotë se nuk ka të bëjë me territore, shkolla, zhvillim ekonomik, apo anëtarësim në BE. “Misioni i OSBE-së në Serbi , Ambasada jonë në Serbi dhe misionet tjera diplomatike janë përpjekur për të gjetur një zgjidhje dhe po vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim,” thotë me tej Departamenti Amerikan i Shtetit. Në bazë të informacioneve të konfirmuara mirë, ishte kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa që dha dritën jeshile për vendosjen e lapidarit para ndërtesës së administratës komunale, ndërsa i njëjti përveç që nuk e “mbrojti” atë, ai nuk dha dorëheqjen e premtuar. Ndërsa, gjatë bisedimeve që zhvilloheshin për ta zhvendosur lapidarin në një lokacion tjetër, ishte kryetari i LPD-së Jonuz Musliu që nuk pranonte një kompromis të tillë. Musliu i cili kishte thënë në media se do ta mbronte lapidarin e UÇPMB-së edhe me trupin e tij nëse hiqet nga Xhandarmëria serbe, në ditën e heqjes së Lapidarit ishte ndër të fundit që kishte ardhur në takimin e liderëve në Preshevë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Ragmi-Mustafa-permendorja.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Lugina e zhgënjyer në 5 vjetorin e pavarësisë
Lirohet nga burgu i Beogradit Selimon Sadiku nga Rainca
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration