Vatra: Ndërtimi i qendrave kolektive i turpshëm
Lokale

Vatra: Ndërtimi i qendrave kolektive i turpshëm

16.Oct.2012 15:03
0
"Lajmi për ndërtimin e një objekti për kolonët nga Kosova, është sa i dhimbshëm aq edhe i turpshëm", kështu fillon reagimin shoqata e të shpërngulurve nga Lugina "Vatra". "Fakti se të gjithë ata serbë që janë larguar nga Kosova, tani mund të kthehen në pronat e tyre, edhe ashtu të uzurpuara në shekujt e kaluar, flet se ka filluar e njëjta metodë që bëhej në Kosovë kur Serbia e mbante të pushtuar", shkruan kryetari i "Vatrës", Sejdulla Kadriu. "Vatra", sipas disa të dhënave jo zyrtare ka ardhur në përfundim se, këtu nuk do të vendosen ekskluzivisht qytetarët e rëndomtë që kanë nevojë imediate për strehim, por aty do të vendosen njerëzit që kanë bërë krime në Kosovë si: ish policë, ushtarakë, paramilitarë etj. "Ne, shoqata “Vatra”  edhe më herët kemi kërkuar, por edhe tash kërkojmë, me çdo kusht që, nëse u ndërtohen banesa këtyre kolonëve, t’u ndërtohen edhe shqiptarëve të kësaj ane që janë larguar me dhunë nga pushteti i Millosheviqit. Madje pjesës dërmuese edhe u janë djegur shtëpitë e askush deri më tash nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion që t’u ndërtohen shtëpitë apo të ndërtohet ndonjë objekt i tillë. Pavarësisht se kush e financon këtë projekt, kërkojmë që njëkohësisht (e që është dashur shumë më herët t’u  ndërtohen shqiptarëve të ndjekur) të ndërtohen banesa edhe për shqiptarët të cilët dëshirojnë të kthehen në vatrat e tyre, e të tillë ka mjaft nga Medvegja,  Malësia e Bujanocit  dhe nga fshatrat e Karadakut", shkruhet më tej në këtë reagim. "Nëse pushteti serb  ndërton banesa vetëm për serbët (që  kanë bërë krime në Kosovë), edhe njëherë shihet qartë se shqiptarëve atje u shkilen të drejtat e njeriut, sepse nëse duhet të ndërtohen banesa e shtëpi, duhet në rend të parë t’u ndërtohen shqiptarëve që janë ndjekur nga vatrat e veta. U bëjmë me dije të gjithëve, por edhe ndërkombëtarëve se, kjo tokë është e përbashkët, dhe kërkojmë të mos luajnë me dinjitetin e popullit shqiptar, sepse edhe në Kosovë në një kohë ishin ndërtuar objekte të tilla, por koha e dëshmoi se ishte një gabim  dhe atë e përmirësoi historia", thotë reagimi. "Vatra u bënë thirrje edhe atyre që mendojnë të vendosen në këtë objekt, të mos bien viktimë e pushtetit që vetëm nxitë konflikte e nuk zgjidhë probleme, ngase të këqijat nuk eliminohen duke e favorizuar keqbërësin e duke e shkelur atë që me dhunë e ka larguar nga trojet e veta po i njëjti pushtet. Duke i pas parasysh të gjitha këto,  Shoqata "Vatra" do të mundohet që me anë të mekanizmave të vet të sensibilizoi këtë padrejtësi që po u bëhet shqiptarëve të ndjekur nga Kosova Lindore", thuhet në fund të reagimit të shoqatës së të shpërngulurve nga Lugina, "Vatra", me seli në Gjilan të Kosovës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/vatra-logo-7.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Arifi: Ish kryetari Kamberi ka dhënë pëlqimin (video)
LPD tani del kundër banesave të refugjatëve serb në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration