Lokale
Liderët: Gjendja e sigurisë në Bujanoc mund të rrezikohet
Diskutimet për memorialin e xhandarmerisë serbe mbi fshatin Lluçan vazhdojnë mes liderëve politik të Komunës së Bujanocit dhe vlerësohet se gjendja e sigurisë mundë të rrezikohet në këtë vend, raporton Titulli.
[caption id="attachment_15600" align="alignleft" width="206"] (nga e majta) Shaip Kamberi, Stojança Arsiq dhe Jonuz Musliu[/caption]
Ish shefi politik i UÇPMB-së Jonuz Musliu, ka përsëritur edhe njëherë se memoriali provokon rëndë shqiptarët e këtij vendi dhe se po tentohet të mbjellet frik njëkohësisht edhe mundë të eskaloj situata në Komunën e Bujanocit.
“Qëllimi kryesorë është më fut frik të shqiptarët e këtushëm dhe qëllimi i këtij memoriali është që ky vend të jetë bazë provokuese për shqiptarët dhe njëkohësisht dëmton stabilitetin dhe sigurinë në Bujanoc”, deklaroi Mulsiu.
Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Bujanocit, ish kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ka këmbëngulur për largimin e memorialit sepse në këtë mënyrë do të rrezikohet gjendja e sigurisë në këtë vend.
“Memoriali duhet të zhvendoset nga Lluçani dhe eventualisht të mos vendoset në asnjë vendbanim shqiptar, sepse zërat se ky memorial do të rregullohet në atë mënyrë që mos të irritojë banorët lokal janë të rrezikshëm dhe na çojnë drejt destabilizimit të situatës”, potencoi Kamberi.
Ndërsa, zëvendës kryetari i Komunës së Bujanocit Stojança Arsiq ka komentuar edhe konkluzionet e Kuvendit Komunal duke deklaruar se memoriali i xhandarmerisë serbe mbi fshatin Lluçan do të rregullohet në atë formë që nuk do të irritojë popullatën lokale .
Kuvendi Komunal i Bujanocit në një seancë të jashtëzakonshme të zhvilluar gjatë muajit janar të këtij viti ka dhënë konkluzionin se memoriali i xhandarmërisë serbe mbi fshatin Lluçan duhet të largohet sepse irriton popullatën shqiptare./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/lapidari-xhandarmeris6.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!