Lokale
Cili artist i Luginës pikturoi flamujt në NEWBORN? (foto)
Në vizatimin dhe ngjyrosjen e flamujve të shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës mbi obeliskun Newborn, ka kontribuar edhe një artistë nga Lugina.
Artisti dhe gazetari nga Tërnoci i komunës së Bujanocit Nagip Taipi i cili vitin e kaluar obeliskun Newborn e “solli” në sheshin e Bujanocit, ka marrë pjesë edhe në ngjyrosjen e flamujve të shteteve që njohën Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Duke përshkruar emocionet që ka ndjerë me rastin e pjesëmarrjes në këtë ngjarje me rëndësi të veçantë, Taipi në një prononcim për Titullin tha se ky aktivitet ka krijuar një lidhje shpirtërore.
“E para është se me kontributin tim në ngjyrosjen e flamujve të shteteve që tash e kanë njohur Kosovën desha t’i sjell mesazh falënderimi . E dyta, ky monument i Pavarësisë së Kosovës që e ndërtova vitin e kaluar në Bujanoc tash e ka një lidhje shpirtërore me mua si artist, dhe e treta Fisnik Ismaili autori i kësaj vepre madhështore aq mirë e ka dizajnuar sa që për çdo vit i sjell jetë dhe freski kryeqytetit të Kosovës”, u shpreh Taipi.
Ai shpjegoi matej punimet për ngjyrosjen e obeliskut të cilat kishin filluar në mëngjesin e 16 shkurt dhe kanë vazhduar gjatë tërë natës deri në mëngjesin e 17 shkurtit kur edhe arriti njohja nga shteti i Egjiptit.
“Është mrekulli në vete të punosh me dizajnuesin e monumentit të Pavarësisë së Kosovës Fisnik Ismailin, për kulturën, butësinë dhe precizitetin në punë që ai posedon, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që kontribuuan që obelisku i Pavarësisë të duket ashtu me 17 shkurt të 2013”, përfundoi Nagip Taipi.
Ky artistë nga Lugina në obeliskun e Newborn-it, si për simbolikë, ka pikturuar tre flamuj të shteteve njohëse të Pavarësisë, ndërsa ka thënë se do të vazhdojë të jap kontributin e tij për Kosovën pa kursyer as gjënë më të vogël.
Taipi për 17 shkurtin e vitit të kaluar patë krijuar me borë obeliskun e Newborn-it, kurse më 28 nëntor, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarëve të Luginës i solli maketin e Shtëpisë së Kuvendit të Vlorës ku u shpallë Pavarësia e Shqipërisë./Titulli.com/
[caption id="attachment_58685" align="aligncenter" width="378"] Nagip Taipi gjatë vizatimit të flamujve[/caption]
[caption id="attachment_58686" align="aligncenter" width="378"] Fisnik Ismaili dhe Nagip Taipi[/caption]
[caption id="attachment_4123" align="aligncenter" width="640"] Newborn nga bora, ideatori dhe punuesi Nagip Taipi[/caption]
[caption id="attachment_43143" align="aligncenter" width="480"] Maketi i Shtëpisë së Pavarësisë - Vlorë, ideoi dhe punoi Nagip Taipi[/caption]
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/Newborn-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!