Liderët e Luginës, të ndarë rreth lapidarit
Lokale

Liderët e Luginës, të ndarë rreth lapidarit

18.Feb.2013 12:51
0
Liderët e Luginës së Preshevës kanë qëndrime të ndryshme rreth çështjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, i cili u largua para një muaji nga forcat e xhandarmerisë serbe. Disa këmbëngulin se lapidari duhet të kthehet në vendin ku ishte i vendosur para komunës së Preshevës, disa konsiderojnë se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë porse duhet të shikohet në gjetjen e ndonjë alternative. Ndonëse ishte pritur që ata të takoheshin me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, pikërisht për këtë punë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. OSBE-ja të paktën ka arritur t’ua aranzhojë një takim me përfaqësuesit e ambasadave ndërkombëtare të cilat janë të vendosura në Serbi, shkruan “Tribuna”. Ish-përfaqësuesi politik i UÇPBM-së dhe lideri i partisë opozitare Lëvizja e Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, ka thënë se gjatë këtij takimi pritet që të bëhet e qartë edhe një herë pozicioni i përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për kthimin e lapidarit në vendin nga është larguar. “Nga ne është kërkuar që të bëjmë një paketë të kërkesave dhe ne e kemi bërë një gjë të tillë, e në mesin e kërkesave është edhe kthimi i lapidarit aty ku ka qenë”, ka thënë Musliu. Duke folur rreth kritikave të kryeministri Thaçi, se pse nuk i kanë dalë në mbrojtje lapidarit, Musliu ka thënë se ka qenë e pamundur t’i dilet përballë një xhandarmerie të armatosur deri në dhëmbë. “Dihet se ne as nuk kemi ushtri e as polici. Por në format dhe mënyrat që është dashur të veprohet, ne kemi vepruar duke e mbrojtur lapidarin, sa i përket gjuhës së Thaçit, ai nuk e ka gjuhën e arsyes, pra ai ka folur pa arsye”, ka thënë Musliu për gazetën “Tribuna”. Mirëpo deputeti, Riza Halimi ka mendim krejt tjetër nga Musliu. Sipas tij, kërkesa e disa përfaqësueseve të Preshevës për kthimin e lapidarit në vendin ku ka qenë, nuk do të ketë sukses. “Është e paqartë që Mustafa e Musliu kërkojnë kthimin e lapidarit në vendin ku ishte. Një gjë e tillë pas rrjedhave që kanë ndodhur, është e pamundur. Ne e patëm mundësinë që ta gjenim një zgjidhje para veprimit të xhandarmerisë serbe për ta larguar lapidarin, por liderët tanë këmbëngulën që lapidari të qëndronte në vendin e vet dhe ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë Halimi. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/pllaka-perkujtimore-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Liderët: Gjendja e sigurisë në Bujanoc mund të rrezikohet
AMPL: Pushtetet lokale, kujdes ndaj mediave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration