AMPL: Pushtetet lokale, kujdes ndaj mediave
Lokale

AMPL: Pushtetet lokale, kujdes ndaj mediave

17.Feb.2013 23:35
0
Asociacioni i Mediave të Pavarura të Luginës-AMPL, i përbërë për momentin nga Radiotelevizioni Spektri dhe Portali i Pavarur Informativ Titulli përkrahin pa rezervë propozimet për reformën mediale në Serbi. Me këtë rast, përkrahim fuqishëm propozim-draftin e Ligjit për informim i cili parasheh se që nga 1 janari i vitit 2014 asnjë medium të mos jetë më në pronë të organeve shtetërore, qofshin ato qendrore apo lokale. Meqë ky propozim shumë shpejtë do të jetë në duart e deputetëve të parlamentit republikan, kërkojmë nga autoritetet lokale të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës të presin të gatshme reformën mediale dhe të nisin procedurat për privatizimin e Rtv Bujanoci, Rtv Presheva dhe Radio Medvegja. Kërkojmë nga këto autoritete të jenë konstruktive dhe mos të keqpërdorin me frazën e “rrezikimit të informimit në gjuhën e pakicave në rast të privatizimit “, ngase transformimi medial është njëri ndër parakushtet që Serbia duhet t’i plotësojë për marrjen e statusit të kandidatit për Bashkimin Evropian. Në ndërkohë, kërkojmë nga pushteti lokal i Bujanocit që si themelues që është të ketë kujdesie të veçantë ndaj sjelljeve të Rtv Bujanoci. Edhe pse komuna ka ndarë mëse 32 milionë dinarë, ky i ashtuquajturi medium po vazhdon me avazin e amatorizmit, joproduktivitetit dhe fëlliqjes së hapësirës mediale në këtë komunë. Shembulli më i fundit i keqëpërdorimit të fëmijëve shkollorë për nevojat e kronikave televizive dëshmon më së miri se ndaj udhëheqësve të RTB-së duhet të ndërmerren edhe procedura penale. Shfaqim dronë se edhe komuna e Bujanocit është duke u thelluar  në probleme pasi që vitin e kaluar ka ndarë mjete për shtrirjen ilegale të sinjalit të RTB-së. Kur është fjala te pushteti lokal, kërkojmë nga ai në Bujanoc që të ketë kujdes gjatë ndarjes së mjeteve për disa portale ilegale, ndërsa jemi edhe kundër që djersa e taksapaguesve të kësaj komune  të derdhet për nevojat e mediave në Preshevë. Autoritet lokale të Preshevës duhet  të krijojnë një fond të posaçëm për nevojat e mediave të pavarura e jo të luajnë me simbolikën qesharake të paraparë në buxhet. AMPL i bënë thirrje autoriteteve lokale në Luginë që të kenë kujdes edhe ndaj punëtorëve medial duke mos i trajtuar ata si lodër të politikës ditore. Ky institucion do të vazhdojë të gjykojë çdo dukuri negative e cila mund të orientohet ndaj mediave apo njerëzve që punojnë në to, duke i njoftuar edhe organet relevante vendore dhe ato ndërkombëtare. Bujanoc: 17.02.2013

Këshilli nismëtar i AMPL-së

 copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/liria-e-medias.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Liderët e Luginës, të ndarë rreth lapidarit
Presheva, me sytë nga Prishtina (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration